Kushtetuesja në kolaps, tani mbetet me 5 gjyqtarë. Fatos Lulo i pezulluar derisa të shprehet Apeli

Mar 23, 2018 | 22:50
SHPËRNDAJE

Avokati Ardian Visha ka lajmëruar se do ta apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që vendosi për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

ardian visha

“Patjetër që do apelohet, ne e justifikojme te paqene te gjithe fabulen mbi te cilen u dha verdikti i sotem i perkohshem , i padrejte, i pambeshtetur ne te gjithe ate sa u relatua nga ne, por verdikti do te apelohet.Për standartimn që vendos është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Kush do rrijë në sistem, ky është problemi.

Sipas ligjit, zoti Lulo tha avokati me kete vendim pezullohet nga detyra deri ne nje vendimarrje te Kolegjit te Apelit.

Me kete levizje te fundit Gjykata Kushtetuese mbetet ne kolaps, pasi ngelet me 5 gjyqtare.

GJYQTARET E LARGUAR
Fatos Lulo (I pezulluar nga Vettingu)
Besnik Imeraj (dha dorëheqjen)
Vladimir Kristo (u largua pas mbarimit të mandatit)
Sokol Berberi (dha dorëheqjen)

GJYQTARëT NE DETYRE
Bashkim Dedja
Vitore Tusha
Altina Xhoxhaj
Fatmir Hoxha
Gani Dizdari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura