Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar pension nga Italia

Feb 24, 2018 | 13:27
SHPËRNDAJE

Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali mund të përfitojnë pension nga shteti fqinj, në momentin që plotësojnë kriteret e nevojshme. Sipas ligjit italian, në momentin kur personi merr vendimin për t’u riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri, atëherë mund të marrë pension, bazuar në dy mënyrat e përllogaritjes sipas sistemit kontributiv dhe atij retributiv.

emigrante-ikin_1507707353-9080965

Mosha 66 vjeç e 7 muaj është kushti i parë për të përfituar pension, ndërsa kriteri i dytë është minimum 5 vite kontribute. Ndërkaq, punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.

Por në rast se kandidati është regjistruar pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesuarit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshmëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributive. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.

Aktualisht janë rreth mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bilaterale me shtetin fqinj do të sillte edhe më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë, sepse do të mundësonte llogaritjen e viteve të kontributeve në të dy vendet. Ndërkaq po punohet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, e jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension, pa qenë e nevojshme të riatdhesohen. Së shpejti pritet që Shqipëria të finalizojë marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë pasi në këto dy vende jeton dhe punon numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.

Përllogaritja
Sistemi i ri i pensioneve italiane parashikon dy mënyra llogaritjesh për pensionin: sistemi kontributiv sipas kontributeve që ka derdhur gjatë jetës dhe sistemi retributiv sipas rrogave që ka marrë. Për punonjëset femra të punësuara në sektorin privat filloi një rritje graduale e moshës që arriti deri në 63 vite e 9 muaj. Po kështu mosha e daljes në pension të burrave u bë 66 vjeç. Në rastin e pensionit që llogaritet mbi bazën e sistemit kontributiv punonjësve ekstrakomunitarë, të punësuar pas 1 janarit 1996, mund të përfshihen për pension pleqërie në rast riatdhesimi, me plotësimin e 66 viteve e 7 muaj, edhe nëse nuk kanë plotësuar 20 vite kontribute. Ndërsa në rastin ku pensioni …

Lajmi i plote ne GSH.al

http://www.gsh.al/2018/02/24/kushtet-qe-duhen-plotesuar-per-te-perfituar-pension-nga-italia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura