“Kushte mazhorancës për reformën elektorale”-Deputeti i opozitës së re në Parlament: Për ta miratuar të konsultohemi edhe me Partinë Demokratike

SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re në Parlament, Korab Lita deklaroi në seancën e sotme se deputetët opozitarë duket të kushtëzojnë votat e tyre për reformën zgjedhore, miratimi i së cilës sipas tij, kërkon konsultime të gjera.

maxresdefault

Ai tha se deputetët duhet të konsultohen edhe me partitë nga ata kanë ardhur, duke nënkuptuar këtu Partinë Demokratike, nga lista e së cilës ka marrë mandatin.

Për të gjitha elementët që kërkojnë 2/3 e votave, siç është Reforma Elektorale dhe Sistemi Elektoral shoqëruar me ndryshimet Kushtetuese, unë mendoj se duhet të konsultohemi shumë më gjerë se kaq.  Duhet  të konsultohemi sepse është një përgjegjësi historike dhe ne nuk mund ta marrim atë përsipër me një votim të thjeshtë parlamentar, por duhet të konsultohemi me qytetarët shqiptarë, me aktorët e tjerë politikë, pse jo dhe me Partitë nga ku kemi dalë”, theksoi ai.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Lita u shpreh se Bundestagu gjerman votoi unanimisht një formulë shpëtimi për demokracinë shqiptare.

Fjala e plotë:

Për një mision të ri të opozitës parlamentare

Pasnesër, më 2 Tetor bëhen 30 vite nga rënia e Murit të Berlinit.

Mijëra qytetare  të Berlinit Lindor vërshuan në botën e lirë, duke hapur një faqe të re të Europës, Perëndimit dhe ndoshta,  botës mbarë.

Ne atëherë përpëliteshim në urinë finale të komunizmit, nën represionin e vazhduar me të vrarë në kufi apo të tërhequr zvarrë, që përpiqeshin te linin vendin.

Shkurt ishim të zhytur nën komunizmin e zi dhe kjo dukej pafund. Ishim të fundit.

Gjithë Lindja po ecte përpara, kishin fituar opozitat e reja në Poloni, në Hungari… kishte filluar hapja me botën e lirë.

Ne ishim nën idiotësinë Ramiziste:
Nuk ishim as Lindje as Perëndim.
Ne, ishim të fundit.

Kur ndryshimi shqiptar erdhi në dhjetor të vitit 1990 falë studentëve, Lëvizjes së Dhjetorit, mallkimi i të qenit të fundit duket se u bë mallkimi ynë i përhershëm.

Në tetor të vitit 2019, ne jemi përsëri të fundit. Maqedonia e Veriut ka marrë hapjen e negociatave pa kushte, Serbia po negocion kapituj të tërë dhe ne jemi në grupin e fundit të vendeve, bashkë me Bosnjën dhe Kosovën.

Përsëri në pushtet është e majta, ish-partia Komuniste.

Është  Edi Rama, një pinjoll i Bllokut dhe i së njëjtës mendësi.

Para pak ditësh Bundestagu Gjerman votoi unanimisht një formulë shpëtimi për Demokracinë Shqiptare, duke kushtëzuar qeverinë dhe elitën politikë me 9 kushte, duke kushtëzuar hapjen e negociatave dhe vazhdimin e tyre.

Aleatët gjermanë, miqtë më të mirë Europianë të Shqiptarëve, në fakt kanë hapur një faqe të re në historinë e politikës shqiptare dhe kanë shënuar gongun e mbarimit të tranzicionit dhe hapjen e një faze të re.

Tashme dhe ata jane te bindur se shkaktarja kryesore e mosintegrimit  dhe gjendjes kritike institucionale ne te cilen ndodhet sot vendi, eshte Klasa Politike, e gjitha pjelle e udheheqjes Komuniste, e cila po e terheq zvarre Shqiperine tone te Dashur.

Pas deklarimit te z, Palmer, edhe vendimi I Bundestagut Gjerman, ishte nje drite shprese per qytetaret Shqiptare.

Politika Amerikane dhe ajo Gjermane,  tashme kontraten e kane me qytetaret Shqiptare dhe aspak me Klasen Politike.

Ata tashme e kane vendosur:

Qytetaret Shqiptare jane Europeane  dhe meritojne INTEGRIMIN, ndersa klasa Politike ka ngelur ne Lindje dhe meriton NDESHKIMIN/

Unë sot flas në emrin tim personal, por mendoj se përfaqësoj shumëçka dhe shumëkënd nga deputetët e tjerë parlamentarë, pavarësisht nga mënyra e ardhjes në parlament, etj.

Për Shqipërinë, për partitë politike, për shoqërinë Shqiptare, por dhe për Opozitën parlamentare është një moment i ri.

Ne duhet të bëjmë një kthesë të rëndësishme dhe historike, pikëpamje të cilën ua parashtroj kolegëve të mi parlamentarë, opinionit publik dhe aktorëve shoqërorë.

Po përpara  se të kaloj tek mënyra se si unë e konceptoj këtë mision të ri të opozitës parlamentare në funksion të këtij momenti politik, dua të rimarr arsyet përse i pranuam mandatet në momentin që opozita jashtë parlamentare – PD dhe partitë e tjera -, vendosën të djegin mandatet.

Ne jemi sharë, anatemuar nga partitë e vjetra, jemi stigmatizuar nga zgjatimet e tyre në media apo në opinionin publik, por në këtë vendim ne jemi si një kërkesë të aleatëve perëndimorë, në radhë të parë SHBA-ve dhe BE-së për të ruajtur fillin institucional dhe karakterin institucional të drejtësisë shqiptare.

Dhe besoj se, kemi bërë mirë! Koha tregoi që ne bëmë mirë!

Opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me Dekretin e Presidentit, të gjitha hapat e aleatëve tanë të SHBA,  të shprehura në qëndrimet e zv. Ndihmës Sekretarit të shtetit, Palmer në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit vërtetuan tezën tonë se, Shqipëria duhet të vazhdonte traditën institucionale, duhet të vazhdonte fillin edhe pse arsyet e djegies së mandateve, ndoshta ekzistonin për mënyrën sesi e ka sjellë vendin kjo qeverisje apo mënyrën se si u bënë zgjedhjet e 25 qershorit 2017, por rruga ishte ndryshe.

Ne u ndamë nga Partitë tona ku kemi dale, për rrugën e zgjidhjes.

Ne  menduam se duhet të mbetemi dhe duhet të jemi institucionalë.

Vendimi i Bundestagut për hapjen e negociatave si dhe opinioni i Komisionit të  Venecias i vënë  të 39 deputetët e opozitës parlamentare para një misioni të ri.

Misioni i ri i imi dhe kolegëve parlamentarë mendoj se është ky:

Të përfaqësoj popullin opozitar votat e të cilit kemi marrë dhe votat e  të cilit përfaqësoj në këtë parlament për të bërë jo thjesht sa më të shkurtër jetën e kësaj qeverie, por për shumë më tepër se kaq.

Për të bërë të mundur Reformimin e Sistemit tonë Elektoral dhe atij Politik, për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të hedhur bazat e  një shoqërie demokratike të tregut të lirë të konkurrencës në ekonomi dhe politikë.

Pa konkurrencë në politikë, pa zhbllokim të sistemit politik dhe me këtë sistem elektoral është iluzion të ketë konkurrencë në shoqëri, konkurrencë për ekonominë ë tregut.

Unë sot iu drejtohem, grupeve të ndryshme opozitare dhe të pavarur duke i bërë thirrje koshiencës së tyre në këtë moment të ri;

Të bashkohemi së paku rreth  pikave te perbashketa  për të përfaqësuar votën tonë opozitare dhe për të shërbyer si mekanizmi kryesor i bashkimit  me aleatët ndërkombëtarë për Reformimin e Sistemit tonë Politik, Elektoral dhe Ekonomiko-Shoqëror të vendit, për t’i hapur rrugë një shoqërie më të drejtë, më të lirë, më konkurruese për demokracinë që ëndërrojmë dhe kërkojmë tash 30 vjet.

Në radhë të parë unë u bëj thirrje të gjithë deputetëve:

1.Kjo qeveri nuk meriton asnjë votë tonën për të gjitha ligjet e thjeshta. Mënyra e gatimit të ligjeve, koncesionet korruptive janë të tilla që nuk përfaqësojnë votën opozitare dhe asnjë prej tyre nuk meriton votën tonë duke filluar nga më e rëndësishmja, Projekt-Buxheti i ardhshëm që pritet të vijë. Me votat e vjedhura te 2017, qeveria miraton te gjitha ligjet qe asaj I sherbejne per vjedhjen e taksave te Shqiptareve. Ne skemi arsye te behemi pjese e kesaj Megavjedhjeje qe po ben Qeveria cdo dite.

2.Për të gjitha votimet që kërkojnë 84 vota dhe për të cilat vota jonë është e domosdoshme, ne duhet të negociojmë me mazhorancën ndryshime sistematike  të ligjeve organike, që kërkojnë shumicë të cilësuar e  të cilat sjellin vërtet një dobi për vendin dhe duhet të ulemi rast pas rasti për të koordinuar grupet parlamentare që të jemi të bindur qe kur e japim këtë vote, ajo ti shërben vendit.

3.Për të gjitha elementët që kërkojnë 2/3 e votave, siç është Reforma Elektorale dhe Sistemi Elektoral shoqeruar me ndryshimet Kushtetuese, unë mendoj se duhet të konsultohemi shumë më gjerë se kaq.

Duhet të konsultohemi sepse është një përgjegjësi historike dhe ne nuk mund ta marrim atë përsipër me  një votim të thjeshtë parlamentar, por duhet të konsultohemi me Qytetaret  Shqiptare, me aktorët e tjerë Politikë, pse jo dhe  me Partitë  nga ku  kemi dale ( pasi tashme edhe ata e kane kuptuar qe dalja nga sistemi ishte nje gabim I madh),  me faktorët shoqërorë,  në mënyrë që vota jonë , deçizive për të krijuar 2/3 e votave,  të jetë e mirëmenduar dhe të jetë vërtet e dobishme per vendin.

Ndërkaq unë mendoj se është në nderin tonë, që këta 6 muaj deputetet e Opozitës Parlamentare të votojnë çdo ligj dhe çdo reformë për integrimin që kërkojnë aleatët tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, GJERMANIA, në akordim me të  cilët kemi ndërtuar pjesëmarrjen tonë dhe praninë tonë në këtë parlament.

Është koha për moment të ri politik, për një mision të ri politik të opozitës parlamentare, për ndryshimin e gjendjes në Shqipëri.

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.