“Kushte çnjerëzore pune”- Revolta e policëve të burgjeve, Partia e Lirisë nxjerr premtimin e ministrit të Drejtësisë për pagat dhe uniformat: Gënjeu hapur në mes të Parlamentit

Aug 18, 2022 | 10:13
SHPËRNDAJE

Partia e Lirisë ka dalë sot në mbështetje të kërkesave të punonjësve të policisë së burgjeve që dolën në protestë dhe thanë se punojnë në kushte çnjerëzore, pa uniforma si dhe paga të ulta.

PL

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Silva Caka solli në vëmendje një deklaratë të ministrit të Drejtësisë në Parlament ku premtonte se nga 1 korriku do ketë rritje pagash për ta dhe uniforma të reja.

Caka tha se “Ulsi Manja gënjen hapur në mes të Parlamentit”.

Anëtari i Komitetit Organizator, Faik Basha, tha se “mashtrimi nuk zgjati as katër muaj. Sot në 18 gusht punonjësit e policisë janë në kushte më ekstreme se para katër muajsh.

Jo paga të larta, as uniforma por kryejnë 28 ditë punë e paguhen për 22 ditë.
Siguria në burgje sot është në rrezik, turne të zgjatura deri në 12 orë, mungesa të tulaeteve, transportit.

Kjo qeveri që paguan miliona euro për inceneratorët, tendera nuk paguan mundin e djersën e punonjësve të policisë së burgjeve”, tha ai.

Kujtojmë që Sindikata e Shërbimeve Policore ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërpresin dhënien e shërbimit për disa orë, në shenjë proteste pasi thonë se po punojnë në kushte çnjerëzore.

LEXO EDHE: Kushte çnjerëzore pune, revoltohen policët e burgjeve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura