Kushta: Klubet lëpihen për kocka, Duka bën mirë që i tall

Feb 12, 2018 | 9:39
SHPËRNDAJE

Kritikues kur punët nuk shkojnë mirë dhe vlerësues për arritjet. Kështu ka qenë Sokol Kushta në raport me FSHFnë dhe drejtues të saj.

Ndër të paktët zëra kritikë nga ishlojtarët e njohur, Kushta mendon se fituesi nuk gjykohet, por respektohet.

sinan idrizi sokol kushta

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat tha se ata që e votuan Dukën janë presidentët e klubeve që i lëpihen për shkak se nuk kanë kockë që t’i mbajnë vetë klubet.

Kushta mendon se vota kundër e Idrizit nuk do të ndikojë aspak te Flamurtari për shkak se, sipas tij, presidenti i FSHFsë, Armand Duka, nuk është hakmarrës.

sokol kushta

Kushta i jep të drejtë trajnerit Duro për deklaratat që ka bërë për arbitrat, por thotë se nuk ka kush ta dëgjojë. “Është një shprehje që fituesi nuk gjykohet, por respektohet.

Unë nuk mund ta gjykoj Armand Dukën, por dëshiroj që ai të punojë për të mirën e sportit dhe ngritjen e Ligës Profesioniste, ligjin mbi sportin dhe kalimin e klubeve nga vartësia e bashkive te privati.

tydj

E di që shumica e presidenteve nuk kanë kockë ta mbajnë vetë klubin. Kjo është e vërteta që këta i lëpihen Dukës dhe ky e di mirë këtë.

Më pëlqente shikimi tallës i Armandos dhe për ata që e votuan dhe të drejt ka sepse që nga data 7 shkurt do fillojnë si hienat të sulmojnë njëri-tjetrin për 4 vjet dhe prapë Armand Duka do t’i tallë.

Duka

Ajo që administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, votoi kundër nuk ka lidhje fare me Dukën.

Ai si tip nuk është hakmarrës dhe nuk është as cinik. Duka e respekton njeriun prandaj nuk e besoj që të prishë garën. Duro ka të drejtë të bërtasë, por problemi është se kush e dëgjon”, tha fillimisht Kushta.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura