Kush shpenzonte më shumë kohë me fëmijët, prindërit e viteve 1960 apo prindërit e sotëm?

Dec 14, 2017 | 14:39
SHPËRNDAJE

Prindërit e sotëm po shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre se prindërit e viteve ’60. Ky është zbulimi më i fundit nga “University of Colifornia”. Studimi i ri zbuloi se nënat e baballarët në vendet perëndimore po shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre se prindërit e viteve 1960.

1

Dhe rezultati ishte surprizues, pasi sipas teorive ekonomike pagat e larta do t’i shtynin njerëzit të punonin më gjatë e për rrjedhojë të kalonin sa më pak kohë me femijët,  thotë bashkautorja e studimit Judith Treas. Dhe kështu ata do të kishin mjaftueshëm para për të paguar të tjerët që të kujdeseshin për fëmijët e tyre.

Por duke krahasuar  të dhënat nga viti 1965 me ato të sotmet, shkencëtarët vërtetuan se prindërit e sotëm kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. Për shembull nënat nga mesi i viteve 60 shpenzonin afërsisht 54 minuta në ditë për kujdesin e fëmijës, ndërsa nënat e sotme kalojnë mesatarisht 110 minuta në ditë për kujdesin e fëmijëve, shkruan përnenat.al. Por ndryshimi drastik ndodh tek baballarët, të cilët nga vetëm 16 minuta në ditë që shpenzonin për tu kujdesur për fëmijët e tyre në vitet 1965 , në ditët e sotme  ata shpenzojnë rreth 59 minuta në ditë për kujdesin e fëmijëve.

Shkencëtarët zbuluan se niveli arsimor i prindërve lunate një rol shumë të madh  në kohën e shpenzuar. Nënat  me arsim të lartë kalonin rreth 123 minuta në ditë për kujdesin e fëmijëve, ndërsa nënat më pak të arsimuara kalonin vetëm 94 minuta në ditë, dhe për baballarët me diplomë universitare rezultati ishte 74 minuta kurse për baballarët pa diplomë universitare ishte vetëm 50 minuta në ditë.

Nga të 11 vendet në të cilin u krye studimi (Kanada, UK, USA, Danimarkë, Norvegji, Francë, Gjermani, Holandë , Itali, Spanjë) vetëm Franca kishte prindër që kalonin më pak kohë me fëmijët  e tyre se prindërit e viteve 1965.

Burimi: Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura