Kush janë tre banoret e reja që u bënë pjesë e “Big Brother VIP?

Oct 27, 2021 | 9:26
SHPËRNDAJE

Prej disa javësh në media qarkullonin emra të personazheve të ndryshëm VIP që mund të bëheshin pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Mbrëmjen e djeshme, këtij rrugëtimi iu bashkuan edhe tre vajza të reja.

sarah berisha, einxhel shkira, beatrix ramosaj

Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, moderatoren Einxhel Shkira dhe blogerën Sara Hoxha. Të treja hynë me maska në fytyrë, por nuk u desh shumë kohë që disa prej banorëve t’i njihnin ato.

Mirëmbrëma, sonte po i futem një aventure të re me pritshmërinë e vetme që të vë veten në sfidë e të shijoj një habitat social me limite ndaj teknologjisë, kontaktit të jashtëm, atij familjar e shoqëror. Së dyti, për audiencën që kam, t’ju argëtoj sado pak e të më njihni për atë që jam përtej skenës, mikrofonit dhe kamerave… epo, kamerave të skenës e të telefonave dua të them. Për sado që të zgjasë ky rrugëtim, shijojeni shfaqjen”,- shkruante në Instagram Beatrix për hyrjen e saj në “Big Brother VIP”.

beatrix ramosaj (3)

Ndërkohë, Sarah shkroi: “Zyrtarisht banore në ‘Big Brother VIP’”.

sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (10)

Dhe Einxhel: “Nga sot, zyrtarisht banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, më ndiqni”.

einxhel shkira (9)

Deri më tani pjesë e shtëpisë janë: Iliri, Paloma, Semi, Donaldi, Monika, Arditi, Beniada, Fifi, Graniti, Sheila, Kledi, Sabiani, Arjola dhe së bashku me Sarhën, Einxhel, Beatrix, në total bëhen 16 banorë.

Përveç atyre që e pranojnë me shumë dëshirë ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka edhe nga ata që e kanë refuzuar atë, si Robert Berisha, Mihrije Braha, Shpat Kasapi etj, për shkak të angazhimeve që kanë në punë.

einxhel shkira (4) einxhel shkira (6) einxhel shkira (7) einxhel shkira (8) einxhel shkira (5) einxhel shkira (10) einxhel shkira (11) sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (8) sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (4) sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (6) sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (9) sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (2) sarah berisha, beatrix ramosaj, einxhel shkira (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura