Kush janë rebelët në PD? Noka: Do bëhemi një grup kolegësh që të…

May 31, 2018 | 17:49
SHPËRNDAJE

Zgjidhja e vetme per deputetin demokrat, eshte pershkallezimi i protestave dhe radikalizimi i opozites kunder Qeverise. I pyetur per axhenden qe ka tani opozita, në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ Noka tha se kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë rrugë tjetër opozitës, përveç protestave dhe bojkotit.

fino noka1

“Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mi, që jemi në pakicë për fat të keq, por nuk e besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë. A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës?

Ai parlament është shndërruar në një noter qorr. Ai e kishte pushtetin ekzekutiv për 4 vjet. A ka qeverisur? Jo. Ka mbjellë veç kanabis. E ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël. Banda drogë, kryeministër i kapur. Na erdhi një ministër që ka të vëllain me vendim gjykate të dënuar për trafik kanabisi. A mund të pranohet një standard i tillë? Jo. Ne sot kemi një kryeministër që drejton dhe urdhëron mediat. Dike me dhunë dike me ryshfet. Kemi një kryeministër edhe kryegjykatës, edhe kryetari i Kushtetueses së këtij vendi. Kemi një kryeministër që urdhëron gjykatës që të lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm. Këta mund ta mbajnë me dhunën e kartonëve, por s’mund ta bëjnë këtë. Me Ramën kryeministër nuk shkohet në zgjedhje. Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh që të përshkallëzohen protestat”, tha Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura