Kush janë deputetët që kanë në dorë ‘fatin’ e Tahirit në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit

Oct 19, 2017 | 17:06
SHPËRNDAJE

Sot në Kuvend, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Kjo kërkesë më pas do ti hapë rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë që kjo kërkesë e Prokurorisë vjen pasi në dosjen e “Habilajve”, dyshohet se është i implikuar dhe ish-ministri Tahiri. Ky i fundit akuzohet për ‘Trafik droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.

 

Gramoz-Ruci

Por lidhur me këtë situatë lind pyetja se cilët do jenë deputetët e Kuvendit që kanë në dorë ‘fatin’ e ish ministrit?

Bëhet e ditur se anëtarët e Këshillit të Imunitetit, të cilët kanë në dotë fatin e ish-ministri janë:

Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.

Këshilli i Mandatave dhe Imunitetit pritej të mblidhej sot në orën 19:00 për të vendosur nëse ish ministrit të Brendshëm do i hiqet ose jo mandati i deputetit, por ajo u shty per te premten ne oren 11:00 ne mesdite.

Kur do mblidhet Këshilli i Rregullores? Ruçi- deputetëve të PD: Se kam ende kërkesën për arrestimin e Tahirit

Paradite, i kontaktuar nga deputetët e PD-së, Gramoz Ruçi tha se nuk ka marrë një kërkesë nga Prokuroria dhe nuk dha një orë të mbledhjes së Këshillit të rregullores dhe Imuniteteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura