Kush janë 3 rastet më të shpeshta pse gratë shtatzëna operohen dhe ç’duhet të dinë para se të planifikojnë një fëmijë? Këshillat e gjinekologes

Apr 26, 2023 | 12:10
SHPËRNDAJE

Mjekja gjinekologe, Xhensila Omeri, ka treguar se tre rastet më të shpeshta kur gratë shtatzëna i nënshtohen një operacioni.

“I pari është apendiciti akut, pastaj vjen kolecistiti. Rasti tjetër kur kemi kist në vezore, kjo bën përdredhjen e vezores dhe shkakton dhimbje, ndaj është urgjencë kirugjikale”, tha ajo e ftuar në Panorama e Mëngjesit.

Mjekja u shpreh se nënat përpara se të planifikojnë një shtatzëni duhet që të konsultohen me gjinekologun.

Mjekja gjinekologe Xhensila Omeri: Urgjencat kirurgjikale është vështirë që t’i kapësh vetëm në rastet kur ti di që ke pasur episiode të shpeshtat të apendicitit. Është e vështirë t’i kapësh, janë të paparashikueshme.

Në përgjithësi rastet më të shpeshta pse gratë shtatzëna operohen, apendiciti akut, pastaj vjen kolecistiti, inflamacioni i fshikëzës së tëmthit, për shkak se ka gurë dhe për shtat të kushteve të shtatzënisë trupi fillon edhe jep deficitet e veta në organe, stërmundohen nga shtypja. Rasti tjetër kur kemi kist në vezore ose masë tumoriale, kjo bën përdredhjen e vezores dhe shkakton dhimbje, ndaj është urgjencë kirugjikale. Nëse e di që ke kist përpara se të planifikosh shtatzëninë mirë është të marrësh masa e ta heqësh.

Rastet janë të pakta, është përqindje e vogël që përfundojnë në operacion. Ndërsa komplikacionet varen nga tremujorëshi i shtatzënisë. Në tremujorëshin e parë rrezikon abort spontan.

Në operacionet e tjera jashtë barkut, kur bën aksident e thyen këmbën, s’ka problem. Mund ta bëjë operacionin. Studimet e sotme nuk kanë nxjerrë asnjë lidhje mes substancave të narkozës dhe efekteve dëmtuese tek bebi.

Ka ndërgjegjësim të grave që para se të mbeten shtatzënë të konsultohen me mjekun?

Mjekja gjinekologe Xhensila Omeri: Kohët e fundit për shkak të efektit mediatik, emisionet edukuese dhe informuese, si edhe rrjetet sociale ndikojnë.

Ne mundohemi që ta edukojmë që të vijë 2-3 muaj para planifikimit të shtatzënisë dhe të marrësh e të kuptosh ç’të duhet të marrësh vitamina, të bësh konsulta, ti mund të kesh një sëmundje por nuk e di. Ka pacientë që mendojnë se janë të shëndetshme por kur vijnë tek gjinekologu kuptojnë që kanë një kist apo kanë problem me mitrën, që nuk e dinë se i kishin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura