Kush ishte shqiptari që vdiq në Alpet Franceze. Fjalët e tij të fundit (Foto)

Jan 20, 2016 | 9:20
SHPËRNDAJE

Denis Halili 22 vjeç, nga Dibra është shqiptari që vdiq në Alpet Franceze ditën e djeshme kur një ortek u rrëzua dhe vrau edhe katër shokë të tjerë të tij.

Nga një kërkim në profilin e tij në Facebook, shihen publikimet e fundit të tij, e ajo më e fundit fare ishte pak orë para se të ndodhte tragjedia.

denis halili1

Ai ka postuar një foto të tijën duke bërë ski në Alpet Franceze, aty ku edhe humbi jetën.

Në këtë foto, një person e ka pyetur se ku ndodhej, e ai i përgjigjet: Në Francë moj hallë. Ndërsa në fund të ditës, në po të njëjtën foto, kolegu i tij në Legjionin e huaj të Francës, i ka komentuar: “Rest in peace Camarade” (u prehsh në paqe shok).

denis halili2

Po ashtu, më 17 Janar, pak para se të ndodhte aksidenti në Alpe, ai ka postuar sërish një foto dhe halla e tij i komenton: O Denis po ku je mi hall se nuk po e mar vesht”,- por përgjigja nga nipi nuk erdhi…Familja e tij mori vesh lajmin se Denisi i tyre tani nuk jetonte më.

Denis Halilaj ishte pjesë e 5 ushtarakëve të një reparti të Legjionit të Huaj (trupe speciale e ushtrisë franceze e përbërë kryesisht nga të huaj).

denis halili4

denisi2

denis halili2 denis halili

shoku ortekut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura