Kush ia bëri surprizën? Klaudia Pepa e shtrirë nudo në vaskë dhe e rrethuar me buqeta trëndafili

Sep 24, 2020 | 11:53
SHPËRNDAJE

Pas ndarjes nga Albi Nako, balerina Klaudia Pepa e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave.

Ajo është treguar mjaft e rezervuar për sa i përket çështjeve sentimentale.

Megjithatë së fundmi, balerina mori një surprizë duke nxitur thashethemet se është një mashkull në jetën e saj.

Klaudia Pepa postoi foto e shtrirë në vaskë ndërsa është e rrethuar nga buqeta me trëndafila.

Por nuk zbuloi personin që i organizoi këtë surprizë të bukur pavarësisht kureshtjes së ndjekësve, duke u shprehur se s’do thotë asgjë për momentin.

“Jeni kurioz që ta dini se kush e organizoi këtë surprizë të bukur. Mirë … nuk do t’iu them asgjë për momentin,”- shkroi ajo, krahas fotos.

E shtrirë në vaskën e mbushur me ujë dhe shkumë, Klaudia Pepa la pak vend për imagjinatën.

Ajo dukej mjaft joshëse teksa me njërën dorë mbulonte gjoksin dhe me dorën tjetër mban buqetën me trëndafila.

/Panoramaplus.al

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura