“Kush futet në aventurë me Ramën, bën gabim”/ Meta për Portin e Durrësit: Kryeministri i ka bërë llogaritë keq! Do jetë përgjegjës për kokëfortësinë e tij

Aug 15, 2022 | 12:52
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar projektin e Portit të Durrësit si një cenim për marrëveshjen e stabilizim asocimit të Shqipërisë në BE.

Në një konferencë për mediat, Meta është pyetur nëse për këtë aferë që pretendon ai, do të vendosë në dijeni partnerët ndërkombëtarë. Meta tha se kushdo që hyn në një “aventurë” me një të marrë, bën gabimin shumë më të madh.

Sipas ish-Presidentit, Rama i ka llogaritur keq pasojat e kësaj aventure të re dhe do mbahet përgjegjës për kokëfortësinë e tij.

Pyetje: A do informohen partnerët?

Meta: Partia e Lirisë është e qartë në raport me partnerët ndërkombëtarë. Por investitori më strategjik në këtë tokë është populli i Shqipërisë. Kush do të shpikë investitorë përmbi kësaj, dhe kush hyn në aventura me një të marrë që është në fundin e pushtetit të vetë, bën gabim shumë të madh që përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të shkojë në vlerë 10 herë më të rëndë se inceneratorët. Rreth 3 mld euro në portin e korridorit 8. Janë marrë tërë ato detyrime në institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe korridoreve europiane, sepse iku koha kur punët e Shqipërisë dhe punët e shqiptarëve i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që nuk e kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e stabilizim asocimit me Shqipërinë. Vetëm rruga e transparencës së shpejtë mund të qetësojë këtë situatë. Përndryshe Edi Rama i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re. Do jetë përgjegjës ndaj kokëfortësisë së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura