Kush është “shoferi” i eskortës së Ramës, i arrestuar në Greqi

May 4, 2016 | 13:04
SHPËRNDAJE
Zbulohet emri i “shoferit” të Ramës që u arrestua në Greqi. Ai është Kamber Ferati. Por Transparenca.al ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar një ditë më parë në mediat greke ku një person i arrestuar ka deklaruar se është shoferi i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Personi në fjalë po hetohet në shtetin fqinj për grabitje.
 REAGIMI I KRYEMINISTRISE:
Për artikullin e personit të arrestuar në Greqi:

Në përgjigje të opinionit publik dhe pretendimit të ngritur në artikullin e postuar në disa portale sqarojmë se deklarata e personit të arrestuar në Greqi se ai është shoferi dhe truproja i Kryeministrit Edi Rama është e pavërtetë dhe e pabazë.

Personi në fjalë jo vetëm nuk është shofer apo truprojë i Kryeministrit Edi Rama, por as nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë detyrë apo i njohur i qytetarit Edi Rama.

Faksimile (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura