Kush është shefja e re e CIA-s, ekspertja e torturës. Detajet e frikshme në burgun “Syri i Maces”

Mar 13, 2018 | 14:21
SHPËRNDAJE

Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe është gruaja e parë që është zgjedhur ndonjëherë në këtë detyrë.

Vendimin e ka marrë Presidenti Donald Trump i cili shkarkoi sot Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe në vend të tij emëroi Mike Pompeo, ish drejtorin e CIA.

Por kush është shefja e re e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës?

Journalist Emily Maitlis attends the switching-on of the Stella

Gina Cheri Haspel (lindur më 1 tetor 1956) është një zyrtare e Inteligjencës amerikane e cila është quajtur ekspertja e torturave, raporton “Panorama”.

Ajo u bashkua me CIA në vitin 1985. Në shkurt 2017 u emërua nga Presidenti Donald Trump si Zëvendës Drejtore e CIA-s.

Ajo është “zyrtarja e parë e karrierës në CIA” që ka marrë atë emërim, edhe pse është gruaja e dytë, pasi Avril Haines ishte emëruar nga Barack Obama në vitin 2013.

Haspel drejtoi një nga burgjet e CIA-s të vendosur në Tajlandë në 2002, të quajtur “hapësirë e zezë” ku terroristët e dyshuar të Al-Caeda, Abd al-Rahim al-Nashiri and Abu Zubaydah janë mbajtur për një kohë të gjatë dhe i nënshtroheshin praktikave më të ashpra te tortures, si futja e kokes në ujë, një formë e torturës që mbështet Donald Trump.

Burgu ishte koduar me emrin “Syri i Maces”.

DQmSRtqyvz1dcGWENotJRnmsBescowAXMqnp8DFrSz9FUFK

Raporti i Komisionit të Inteligjencës të Senatit mbi torturën e CIA-s specifikon se gjatë ndalimit të terroristeve te dyshuar ne kete burg, u morën në pyetje duke mos përdorur metoda të ndryshme te tortures.

Kabllogramet e deklasifikuara të CIA-s specifikojnë se Zubaydah futej ne uje 83 herë në muaj, ishte i privuar nga gjumi, e koka e tij përplasej në mur e gjatë kësaj kohe humbi syrin e majtë.

Perktheu Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura