Kush është prokurori shqiptar dhe gruaja e tij që kanë abuzuar me vizën amerikane?

Jan 27, 2017 | 9:59
SHPËRNDAJE

Një prokuror i nivelit të lartë në Shqipëri dhe bashkëshortja e tij, kanë abuzuar në mënyrë flagrante me vizën amerikane, çka ka detyruar ambasadën amerikane të revokojnë vizat për disa gjyqtarë e prokurorë.

Selia e ambasades se SHBA ne Tirane
Selia e ambasades se SHBA ne Tirane

Por për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, sic thuhet ne njoftimin e ambasades se SHBA, nuk jepen shumë informacione se kush është ky prokuror dhe bashkëshortja e tij, shkruan Panorama.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë.

Kjo “pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza”, thuhet ne njoftimin e shperndare per mediat.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura