Kush është pedagogu shqiptar që bëri emër në SHBA dhe ndali rindërtimin e bustit të Enverit në Akademi/ Ja si e vlerësonte studiuesi i Pentagonit

Jan 24, 2022 | 17:06
SHPËRNDAJE

Profesor Gjergj Klimi, matematikani që bëri emër në Shqipëri dhe SHBA

prdagou

Pak i njohur, po shumë i rëndësishëm në fushën e gjetjeve mbi balestikën e predhave që përdoren në ushtri”. Kështu e vlerësonte profesor Gjergj Klimin një studiues i Pentagonit, teksa shprehte konsideratat e tij për librin më të fundit “Elements of Exterior and terminal Ballistics”.

I gjashti në kolanën e botimeve të këtij lloji me autorësinë e tij, libri i profesorit shqiptar që ushtronte pedagogun në universitetet e Nju Jorkut, tërhiqte vëmendjen, ndër të tjera, për mënyrën interesnate të shfrytëzimit të ligjit të Njutonit dhe atij të Snellit në çështjet e balestikës, por jo vetëm.

Po kush është profesor Klimi që ka bërë emër në qarqet shkencore të Amerikës për botimet në këtë fushë pak të studiuar e hulumtuar dhe çfarë veprimtaria shkencore ka kryer në vite, si një kërkues e petagog modest, i thjeshtë e i përkushtuar. Çfarë përfaqëson puna e tij shkencore dhe për se e vlerësojnë specialistët e fushës.

JETËSHKRIMI

Ka qënë viti 1972 kur profesori i njohur Gjergj Klimi, i ri në moshë atëherë, kapërceu postobllokun e Akademisë Ushtarake, garnizonit më të madh në qytetin e Tiranës, për të ushtruar profesionin e pedagogut të matematikës e fizikës. I futur rishtas në mjediset e zymta të auditoreve të blerta, ku gjithçka frymonte me tone të vrazhda për luftë e mbrojte, për sulme e kundërsulme mbi armiqtë që nuk u shfaqën kurrë, i dukej vetja se gjëndej aty gabimërisht. Brishtësia e moshës dhe qytetaria e trashëguar nga familja, përpos profilit liberal, aq shumë të spikatur në vitet e studimeve, e bënin Gjergj Klimin të ndjehej disi i huaj në përditshërinë alla bolshevike të qytezës që zgjohej e binte në gjumë me sinjalet e borisë që të rrënqethte mishin. E megjithëatë, dashuria për profesionin dhe aftësia për të depërtuar në zemrat e kadetëve me uniformë me çiltërisi dhe kulturë, i dhanë dorë për ta kryer me sukses detyrën, madje të spikaste ndër kolegë si mësimdhënës, por edhe si studiues i shkencave ushtarake. Plotë 20 vite shërbeu aty. Me përkushtim e pasion, deri në kapërcyllin e viteve 80, atëherë kur po kapërcente dhe regjimi. Ai kapërcyll e gjeti shkencëtarin Klimi në krahun e duhur të historisë. Përballja e tij me falangrat e ish sigurimit të shtetit, që tentuan ta ringrinin momumentin e diktatorit Hoxha në oborrin e Akademisë që deri në atë periudhë mbante emrin e këtij të fundit, ishte nga veprimet më të bujshme të atyre ditëve në Tiranë. Pas këtyre momenteve dramatike profesori Klimi do të vijonte karrierën shkencore fillimisht në auditoret shqiptare e më vonë në SHBA.

FAMILJA

Gjergj Klimi, biri i Vlashit dhe Violetës lindi në Tiranë në vitin 1947. Pas përfundimit të shkollës shtatë vjeçare te “10 Korriku”, kreu gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, për të vijuar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave, në degën Matematikë-Fizikë. Familja e tij me origjinë nga Voskopoja, u vendos në Tiranë, fal këmnguljes së gjyshit, që la vendlindjen dhe bleu një shtëpi prej qerpiçi, me disa toka përreth në qendër të qytetit (aty ku ka qenë MAPO e madhe, më vonë disko Albania), në rrugën e Dibrës, të cilën e bëri dy katshe me shumë dhoma e anekse. Nëna e tij, Violeta nga Pogradeci, vinte në Tiranë nga një familje e pasur dhe me tradita të hershme. Familja e saj kishte një shtëpi dy katëshe me bahçe me një vreshtë me rrush e pemishte frutash dhe kishin ndërtuar një hotel dykatësh me restorant në katin e parë e dhoma gjumi në katin e dytë, pranë tij kishte edhe një paisje furnizimi me karburant. Gjendej në rrugën kryesore, përballë liqenit të Ohrit. Violeta kishte edhe dy vëllezër, Kristaqin e Mihallaqin dhe dy motra Gliqirien e Adelinën. Bashkëshortja e Klimit, Dorina Paço, me të cilën ka dy djem, Iveni dhe Hiperioni, është e bija e skulptorit të shquar Janaq Paço. Ajo ka përfunduar studimet për frëngjisht dhe ka punuar shumë vite në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, Tiranë.

KARRIERA

Profesor Gjergj Klimi e ka nisur profesionin si mësues matematike e fizike në vitin 1970 fillimisht në shkollën e Arbanës në Tiranë e pastaj në gjimnazin e Laçit. Nga viti 1972 dhe deti në vitin 1992 ka ushtruar profesionin e petagogut në Akademinë ushtarake nga petagog I thjeshtë te përgjegjës I departamentit të Fizikës. Karrierën profesionale si mësimdhënës e ushtroi më vonë në Kolegjin e Teknologjisë NYC dhe në Universitetin Pace (Nju Jork).Në vitet ’90, ka punuar në Komitetin e Shkencës dhe Teknologjisë dhe në Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit shkencor në Shqipëri si Drejtor I Zyrës Tempus, përgjegjës për zbatimin e Programeve të Komunitetit Evropian për ristrukturimin e arsimit të lartë. Është vlerësuar me Medaljen e Artë të Shqiponjës, nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë, për kontributin e dhënë në lëvizjendemokratike kundër diktaturës dhe për ristrukturimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

asasasaasasasa

BOTIMET

Gjergj Klimi, tashmë professor në pension, për vite me radhe ka qënë petagog i Matematikës në NYC College of Technology dhe në Pace University (New York). Është autor i pesë librave për balistikën e jashtme: “Ballistika e Jashtme me Zbatime” (2008), “Ballistika e Jashtme e Armëve të Vogla” (2009), “Ballistika e Jashtme: Një Qasje e Re” (2010), “Ballistika e Jashtme: Metodat e Shquara,” ( 2014) “Elementet e Ballistikës së Jashtme: Qitje me distance të largët” (2016). “Ballistika e Jashtme me Aplikime 2011”. Botimet e Klimit janë ndjekur me shumë interes nga autoritetet e fushës në SHBA dhe nga
Jetshkrimi i profesor Gjergj Klimit

Edukimi Universitar:

PH.D 1999 Universiteti Tiranës, Fakulteti Shkencave të Natyrës- Tirana– Albania
Teza:”Studime mbi aplikimin e Dinamikës së Gazeve dhe Fizikës bërthamore për vlerësimin e efekteve imobilizuese të municioneve konvencionale dhe bërthamore.
B.S. 1969 Universiteti Tiranës, Fakulteti Shkencave të Natyrës- Tirana, Albania.
Diplomë në Fizikë
Provime Pasuniversitare:
Universiteti Tiranës – Tiranë Shqipëri:
Gjuha Angleze (1978); Dinamika e Gazeve (1990); Mekanika (1996)
Trajnime afatshkurtër:
Universita di Studi di Ferrara – Ferrara, Itali 1994.
Istututo di Studi sulla Ricerca e Documentacione Scientifica, Roma, Itali 1994.
Punësimet:
Shtator 2005—2015
NYC College of Technology (CUNY), Department of Mathematics,
300 JayStreet, Brooklyn NY 11201 – 1909.
Mësimdhënie në Matematikën Bazë, Statistikën Elementare, Përllogaritje dhe nivele të ndryshme të llogaritjes, propabilitetit dhe statistikës.
Shtator 2009-2011: 2013- 2015 zëvendsues dhe me kohë të plotë.

Shtator 2000 -2015
Pace University, Department of Mathematics (Kampusi Manhattan)
Ndihmës Ass/Profesor në Matematikë
Mësimdhënie në Matematikën Bazë, Matematikë fundore Përllogaritje dhe nivele të ndryshme të llogaritjes, Propabilitetit dhe Statistikës.
Shtator 2004 Gusht 2005
Mesivta Yesodey Yeshurun H.S.
71-02 113th street, Forest Hills, NY 11375,
Mësimdhënie Përllogaritje AP, Para-Llogaritje, Matematik Bazë, Matematikë AB, IT.
Tetor 2001 Gusht 2004
Pace University, Center for Academic Excellence (Kampusi Manhattan)
Specialist/Kordinator Laboratori Matematike (pozicion me kohë të plotë)
Mësimdhënie & eksperienca të tjera profesionale:
1995 – 1997 Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Tirana, Shqipëri.
Drejtor i Zyrës së Tempusit të Shqipërisë

1993 – 1995 Komiteti Shkencës dhe Teknologjisë – Tiranë- Shqipëri.
Zyrtar i Lartë në Drejtorinë e Politikave të Shkencës dhe Programeve Kombëtare.
1988 – 1993 Akademia Ushtarake “Skënderbej” – Tirana- Albania.
Përgjegjës i Departamentit të Fizikës.
Mësimdhënie në Lëndën e Fizikës së Përgjith, Përllogaritje; Propabilitet.
1972 -1992 Akademia Ushtarake “Skënderbej” – Tirana Alb.
Departamenti i Matematikës dhe Fizikës, Me kohë të plotë.
Mësimdhënie në Përllogaritje; Propabilitet.
1988 – 1992 Akademia Ushtarake e Shtabit të Përgjithshëm (Institut Post Graduate)Tirana, Alb.
Part time. Mësimdhënie në “Aplikim i elementeve të fizikës së shpërthimeve”.
1970 -1972 Shkolla e Gjimnazit – Laç, Alb. Mësues në lëndën e Fizikës 1972 Mësues në shkollën e Arbanës, Matematikë e Fizikë.
Publikimet më të rëndësishme:
Libra:
Klimi G. “Elements of Exterior and Terminal Ballistics”, Xlibris, Shkurt 2021, 318 faqe.
Klimi G. “Elements of Exterior Ballistics: Long Range Shooting”, Xlibris, Mars 2016, 293 faqe
Klimi G. “Exterior Ballistics: The Remarkable Methods”, Xlibris, shkurt 2014, 581 faqe
Klimi G. “Exterior Ballistics: A New Approach”, Xlibris, Prill 2010, 401faqe
Klimi G. “Exterior Ballistics of Small Arms: Companion to Exterior Ballistics with Applications”, Xlibris, 2009, 276 faqe
Klimi, G. “Exterior Ballistics with Applications: Skydiving, Parachute Fall, Flying Fragments”, Xlibris, 2008, 659 faqe. Botim i tretë publikuar ne 2011.
Kerkime shkencore, leksione:
Klimi. G. “Studime mbi aplikimin e gasdinamikës dhe fizikës bërthamore për vlerësimin e efekteve imobilizuese të municioneve konvencionale dhe bërthamore”, 120f, 1999. Dissertation i prezantuar për gradën Ph.D. Libraria Kombëtare
Klimi, G. “Prezantim i studimit mbi bombën me neutron”, Akademia Ushtarake e Shtabit të Përgjithshëm. 1989
Klimi G. Leksione të Fizikës (90 fq.) – Akademia Ushtarake e Tiranës, 1991
Klimi G. “Elemente të Fizikës së aplikuar në ushtri”, 1986 (600 fq.), Akademia Ushtarake.
Klimi G. “Leksione mbi fizikën e shpërthimit”, 1988 (60 fq.) Akademia Ushtarake. Stafi i Përgjithshëm, Tiranë, 1983 (327 fq.)
Klimi G. “Elementet e propabilitetit të aplikuar”, 1983, Libër, Botim i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqiperise.
Klimi. G. “Studime mbi aplikimin e gasdinamikës dhe fizikës bërthamore për vlerësimin e efekteve të paaftësisë së municioneve konvencionale dhe bërthamore”,120 fq, 1999 – Dissertation prezantuar për gradën PhD (Biblioteka Kombëtare, Tiranë).
Prezantatime & Studime:
Klimi, G. Boatwright, J. “Metodat e reja bashkëkohore në balistikën e jashtme”.
City Tech Faculty Research Conference, Mars 30, 2012
Klimi, G. Greenstein J. “Vlerësimi i fuqisë shkatëruese të meteorit Baringer Tungusta , City Tech Faculty Research Conference[1], Prill 1, 2012.
Klimi, G. “Trajektorja e predhës – Modeli i Drejtësisë dhe ligji Snell-it”
City Tech Faculty Research Conference[2], March 12, 2010
Klimi, G. Prezantim mbi librat e mij: Exterior Ballistics ëith Applications” and “Exterior Ballistics of Small Arms” në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Departmenti i Sistemeve të Armëve dhe Balistikës (ABAL), Brussels, Belgium, April 10, 2009
Klimi, G., Lowenthal J. “Zgjidhja e ekuacioneve diferenciale të lëvizjes së predhës duke përdorur metoden e Euler-it” Prezantim me poster, Takimi Vjetor i Seksionit Metropolitan Neë York May 3, 2008.
Klimi, G., Mascuili A. “Zgjidhja analitike e ekuacioneve diferenciale të lëvizjes së predhës duke përdorur metoden Siaçi”, City Tech sesioni 5të vjetor i posterave kërkimore shkencore të Fakultetit dhe Studentëve, Nëntor 15, 2007.
Klimi, G., Prezantim Posteri “Energjia e tërmeteve dhe testeve bërthamore nëntokësore”, Universiteti Ëilliam Paterson, 5th Garden State Undergraduate Mathematics Conference, Prill 12, 2008.
Klimi, G. SENCER Project i Grantit: Problemet e botës reale. Implementimi në City Tech, Viti Akademik 2010 – 2011.
Risia e aplikimit në ligjit e Njutonit
“Formalisht ngjan me ligjin e snellit i interpretuar sipas Njutonit. Përqasja te ky ligj që autori i ka vënë emrin snel-low në analogji është komplet origjinal si nga trajtimi dhe rezultati që merret në balistikën e jashtme. Autori e ka quajtur snel low por nuk janë e njëjta gjë. Janë në formë të ngjashëm por jo në trajtim. Autori shkon më tej duke na prezantuar tangent low i cili është interpretim i saktë i përdorimit të balistikës së jashtme me trajtim origjinal e pa përdorimin e sistemit të ekuacioneve diferenciale. Në literaturën botërore nuk përdoret ligji i snel low, aq me pak në balistikën e jashme. Lexuesi vëmëndshem e vë re se trajtimi bërë nga Gjergji në faqe 148,9 si edhe në dy librat e mëparshëm të tij nuk ka lidhje me Njuton snel low të cilin autori e ka përdorur me modesti vetëm për një fare ngjashmërie që formalisht ata kanë. /GAZETA SHQIPTARE/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura