Kush është Llambrinia Dëna? Njihuni me artisten nga Beratit që bën art me gurë zalli!

Nov 30, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

Arti me gure zalli1111Për ty që do të shikosh diçka të rrallë, në Berat, shko te punëtoria e skulptores, Llambrini Dëna.

Do të mbetesh gojëhapur, ashtu si gazetarja Rudina Xhunga kur na e tregoi në pjesën e fundit të emisionit të saj!

Rudina Xhunga: E ka lidhur fëmijën këtu? Sepse ka halle të tjera, do të shohë celularin.
Llambrini Dëna: Po e ka lidhur. Është një nënë moderne, do t’i bëjë të dyja punët në të njëjtën kohë. Edhe bebin edhe celularin. Këtu kam ruajtur këtë ciklin e mamave.

Rudina Xhunga: Si kanë nisur mamatë, faqe më faqe.
Llambrini Dëna: Faqe më faqe duke i dhuruar dashuri njëra-tjetrës.
Rudina Xhunga: Të bëjnë përshtypje këto mamatë moderne?

Llambrini Dëna: Mamatë moderne shiko të bëjnë përshtypje për momentin. Duan të kapin kohën. Nuk kanë faj edhe ato, për sakrificën që bëjnë.

Rudina Xhunga: Edhe ti duhet të kesh sakrifikuar shumë?
Llambrini Dëna: Po unë po. Kështu që flasim për ato që duan të kapin kohën, kohën e mirë të punës së tyre.
Rudina Xhunga: S’ka më kohë, koha.
Arti me gure zalli
Llambrini Dëna: E pra.

Rudina Xhunga: Kjo mbaroi? Ku do të shkojë tani?

Llambrini Dëna: Kjo mbaroi do të shkojë lart. Por sa arriti të përfundojë, unë baltën e trajtoj si ky fëmija. E ledhatoj, e modeloj, sepse ky lloj modelimi është një lloj ledhatimi i baltës. Aq në zemër dhe në shpirt ajo jeton tek mua. Deri sa unë i jap formë asaj, sipas idesë që kam.

Rudina Xhunga: Kjo nuk është pjekur akoma?

Llambrini Dëna: Jo nuk është pjekur akoma. Do të thahet, pikturohet sepse mund të fus pak ngjyrë.

Rudina Xhunga: Kështu që mos ta prek unë, sepse po e preke ngjisin shumë.

Llambrini Dëna: Jo nuk ka gjë, sepse kjo është gjysmë e ngurtësuar.

Rudina Xhunga: Vemi lart atje ku do të vejë edhe kjo kur të jetë gati! Kjo është studio ku rrinë të gjitha. Këtu ekspozohen të gjitha. Çfarë janë këto katër shoqet që flasin?

Llambrini Dëna: Telefoni i prishur.

Rudina Xhunga: O sa na ka marrë malli, për këto lojëra. Si lozin tani mbesat e tuaja, me se lozin?

Llambrini Dëna: Tani lozin me nga më të ndryshmet, po u mbetet telefoni në dorë atyre. Kurse dikur loznim telefoni i prishur.

Rudina Xhunga: kjo është e bukur, që ti në momentin që nuk gjete më furrë, kur mbete pa mundësinë për të bërë qeramikën, ti gjetet vetveten dhe shpike vetveten në gurë zalli. Kjo është e mrekullueshme. E mban mend të parën, momentin e parë?

Llambrini Dëna: E mbaj mend, por nuk e kam atë punën e parë. Se ashtu erdhi, duke qenë një platformë jo e rregullt, sepse unë po bëja provat dhe ishte një platformë jo e rregullt. Bëra një familje robotësh. Doli bukur, e ekspozova, por me kalimin e kohës u prish.

Arti me gure zalli1

Rudina Xhunga: Po Don Kishoti kur u bë?

Llambrini Dëna: Don Kishoti është më vonë. Po të shikosh edhe nga punët që kam aty jashtë deri tani, ka evoluuar forma, mënyra e të kompozuarit. Kanë evoluuar për vonë.

Rudina Xhunga: Doruntina apo jo? O sa e bukur. Kjo është e bukura, që ti e shikon menjëherë edhe e prek. Por si e gjen? Si e gjen kokën, krahun, syrin? Si arrin t’i gjesh?

Llambrini Dëna: Ato janë të gjitha në mendje. Gurët e Doruntinës, janë gjetur në Vlorë. Dhe gurët e Don Kishotit, në Vlorë.

Rudina Xhunga: Po gurët e Çajupit? Po gurët e, gurët e Çajupit?

Llambrini Dëna: Gurët e Çajupit janë gjetur në Berat.

Rudina Xhunga: Gurët e, burrat nën hije, lozin kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë.

Llambrini Dëna: Të gjithë gurët e këtij kompozimi janë gjetur këtu në bregun e Osumit.

Rudina Xhunga: Në Osum ishin këto?

Llambrini Dëna: Bregu i Osumit, domethënë Lumi i Osumit sjell gurë shumë të bukur. Sjell në formë takash dhe me vijëzime, me ujëra.

Arti me gure zalli111Rudina Xhunga: O sa të bukura që i paske! Kjo është. Të ngarkuar, kush janë këto?

Llambrini Dëna: Është

Rudina Xhunga: Po pi ujë ai fëmija me bucela. Ca është?

Llambrini Dëna: Kjo është eksodi kosovar!

Rudina Xhunga: Kosovarët këtu, oh sa e bukur!

Llambrini Dëna: Dhe, këtë kam dashur të jepja, gjatë rrugëtimit të tyre, fëmijët…

Rudina Xhunga: Ja, unë kapa bucelën, por nuk kuptova dot më shumë…

Llambrini Dëna: Fëmijë duke pirë ujë…domethënë që kërkojnë jetën, kërkojnë qetësinë e tyre, kërkojnë ose po të shikosh te ajo tjetra, fëmijën me kukullën e saj, që në ato kohë të vështira, dhe kukullën se ka lëshuar.

Rudina Xhunga: Ku e ka marrë kukullën ajo?

Llambrini Dëna: Pjesa aty që është me gjyshen e vet…

Rudina Xhunga: Sa e bukur!

Llambrini Dëna: Këto janë familje të tëra, që…

Rudina Xhunga: Sa e bukur!

Llambrini Dëna: U larguan nga Kosova.

Rudina Xhunga: Ka marrë kukullën me vete!

Llambrini Dëna: -Dhe ne e kemi të përjetuar, edhe unë bashkë me nxënësit e mi, ne kemi vajtur, kemi bërë vizatime, se u përqendruam në shumë shtëpi, por njëkohësisht edhe në një vend grumbullimi, atje u sistemuam dhe ne venim(shkonim) i vizatonim.


Arti me gure zalli1Rudina Xhunga: Këtu paske ulërima, këtu paske shumë ulërima. ulërimat e kujt janë?

Llambrini Dëna: Të dhimbjes trupore që kanë, të katastrofës.

Rudina Xhunga: Ca katastrofash këtu?

Llambrini Dëna: Është tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.

Rudina Xhunga: Tërmeti?

Llambrini Dëna: Tërmeti është.

Rudina Xhunga: Këtu është rrëzimi, është rrëzuar një shtëpi.

Llambrini Dëna: Rrëzimi, flamuri shqiptar aty, ka mbetur.

Rudina Xhunga: Ka rënë, është ajo fotografia. Ti, akoma flet dhe të vjen për të qarë akoma.

Llambrini Dëna: Të vjen për të qarë. Shiko edhe këtu, këta po ndihmojnë këtë të plagosuri. Më ka bërë shumë përshtypje flamuri shqiptar në ballkon.

Rudina Xhunga: Nuk e kisha parë më fuqishëm se këtu, se bukur them dot!

Llambrini Dëna: Domethënë këtu e kemi nën rrënoja, sipas lajmeve që gjyshja shpëtoi mbesat, ose aty vetë vdesin ose mama aty vetë ka vdekur dhe fëmija i rri përsipër aty te ajo, Rudina

Rudina Xhunga: S’dua ta kujtoj as unë, është periudhë vërtet e dhimbshme, por ti e ke lënë.

Llambrini Dëna: Megjithatë, ky ishte një lloj emocioni.

Rudina Xhunga: Në këtë lloj mënyre.

Llambrini Dëna: E pra, ishte një emocion që unë e përjetova.

Rudina Xhunga: E ke shprehur dhe e ke lënë aty.

Llambrini Dëna: Po, është një emocion.

Rudina Xhunga: Është një nga gjërat më të rëndësishme që kam parë!

Llambrini Dëna: Po

Rudina Xhunga: Të lumshin duart!

Llambrini Dëna: Rrofsh, rrofsh!

Rudina Xhunga: Oh, sa bukur!

Llambrini Dëna: Rrofsh, më kënaqe!

Arti me gure zalli11Rudina Xhunga: Sa bukur!

Llambrini Dëna: Të gjitha figurat e mia, janë në formën e vajzave dhe grave me kostume popullore. Pse kam ndalur te ky moment? te ky moment unë kam ndalur sepse kam parë në lajme, në periudhën para çlirimit vajza dhe gra të veshura me kostume popullore. Po më janë dukur kaq të bukura, kaq të bukura sa unë nuk i heq nga kujtesa ime. Dhe për këtë arsye unë ngelem te këto perëndesha sepse vajzat dhe gratë shqiptare janë me gjithëmend perëndesha./Dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura