“Kush është kuqezi i vërtetë, Kombëtaren e do kur fiton e kur humbet”

Oct 9, 2015 | 17:07
SHPËRNDAJE

portugalia-km
Rama ka kerkuar mbeshtetje per kombetaren shqiptare ne ndeshjen me Armenine, kete te diele. Ne nje status ne rrjetet sociale, teksa ka njoftuar se ndeshja do te jepet live ne parkun e Kryeministrise, ai tha se kush “është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet”.

Statusi i plotë:

ME KUQEZINJTË NË SPROVËN E (PARA)FUNDIT

Eshtë e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri së bashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit. Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar!

Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar. ‪#‎ForcaShqipëria‬

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura