“Kush është kopja dhe kush origjinali?”, Delinda Disha thumbon Irgen Çelën, “çifti i shqyer”…

Jan 13, 2020 | 13:08
SHPËRNDAJE

Delinda Disha ka reaguar pasi ish-partneri i saj në “çifti i lumtur” në Portokalli, Irgen Çela komentoi rolin e saj në “çifti i shqyer” në Klanifornia duke thënë se kopja nuk është me mirë se origjinali.

Aktorja në një postim në Instagram ngriti pyetjen se kush është kopja në këtë mes, duke supozuar se është vetë origjinalja.

“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është?”– shkroi ajo.

Ndërsa shtoi se do rikthehet sërish në Klanifornia origjinale dhe e suksesshme.

 “Respekte. Rikthehem në shkurt në Klanifornia origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri,”- shtoi ajo.

Më pas, Delinda publikoi edhe një foto me partnerin e saj në “çifti i shqyer”, Olsi Bylykun duke thumbuar Irgen Çelën.

“Surpriza në sezonin e ri,”– përfundoi ajo.

LEXO: FOTOT/ Aktorja e “Portokallisë” puth në buzë partnerin te ‘çifti i lumtur”, Irgen Çela flet për largimin e Delinda Dishës: Jam i kënaqur nga përmasat…

Irgeni bëri deklaratat teksa ishte i ftuar në “Shiko kush Luan”. Pasi vlerësoi Delindën si aktore, ai puthi live në emision partneren e re në “çifti i lumtur” Arjola Demirin.

“Unë me Florin që në zanafillën e çiftit të lumtur e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot. Çifti ka qenë ideja ime fillestare por që në gjenezë e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe për sa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është aq e bukur sa origjinali. Por sigurisht kopja duhet. Ndër të tjera meriton të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore. Por jam shumë, vërtetë shumë i kënaqur me gruan e re, me talentin dhe përmasat mbi të gjitha,”– tha ai.

xhoda-arjola-demiri1xhoda-arjola-demirixhoda-arjola-demiri2xhoda-arjola-demiri3delinda-disha-irgen

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura