Kush është këngëtarja e arrestuar me kanabis në çantë në Qafë-Thanë

Jul 22, 2016 | 14:28
SHPËRNDAJE

Një këngëtare 41-vjeçare u arrestua nga policia, pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë.

Kengetarja e arrestuar
Kengetarja e arrestuar, foto marre nga FB

Policia e Korçës bën me dije se nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Valbona Xeka, 41 vjeç, banuese në fshatin Kameras- Fushë Krujë.

Droga e gjetur
Droga e gjetur

Gruaja që njihet si këngëtare u arrestua, pasi gjatë kontrollit në çantë iu gjet kanabis.

12936683_1178021025571417_3969461443149493843_n

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, automjetit të saj tip “Mercedez-Benz”, me targë  AA181ET, në një çantë personale, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 12 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”- njofton policia.

5681_1162570190449834_5919222037227360693_n

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura