Kush është ish-shefi i Interpol Tiranës, Bajraktari ka qenë ish-kreu i PS-në në minibashkinë Nr.9

Apr 2, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Interpol Tirana, Artan Bajraktari, i cili është ndaluar për fshehje të informacionit të ardhur nga Interpol Belgjika, ka qenë drejtues i Partisë Socialiste në minibashkinë Nr.9.

Artan Bajraktari

Ai e ka drejtuar këtë strukturë partiake deri në zgjedhjet e vitit 2011 dhe pas zgjedhjeve vendore të atij viti ai ka dhënë dorëheqjen. Në tetor 2013, Artan Bajraktari u emërua drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë.

Rikthimi i tij u konsiderua i bujshëm, pasi u rikthye në shërbimin e Interpolit pas largimit të tij nga kjo detyrë në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. Bajraktari, i cili ka mbaruar Akademinë e Policisë në vitet 1987-1991, u diplomua në FBI, Akademia Kombëtare mars 2002, në Universitetin Virginia për Drejtësi Penale në të njëjtin vit, ka një CV të pasur me një sërë kualifikimesh të kryera në shkollat e avancuara ndërkombëtare, për të cilat disponon diploma e certifikata.

Artan Bajraktari konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë të fushës së luftës kundër krimit të organizuar dhe njohës i mirë në Sektorin Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Në nëntor të vitit 1999, Bajraktari u emërua inspektor pranë ZQK Interpol Tirana, ndërsa në dhjetor të po këtij viti deri më 2005 ai mbajti postin më të lartë, atë të sheshit të ZQK Interpol

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura