Kush është i riu që iu bë atentat sot në Bulqizë, me rekorde të theksuara kriminale

Dec 12, 2017 | 11:19
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka bere me dije te tjera te dhena per ngjarjen e sotme ne fshatin Peladhi-Bulqizë ku janë dëgjuar të shtëna armësh.

Fadil Ternova

“Në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga shtetasi F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi” tha Policia.

BW raporton se i demtuari eshte Fadil Ternova.

fadil-ternova

Por ne njoftim behet me dije se në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura