Kush është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik, pak kilometra larg banesës! U kthye nga Italia për dy dasma në fis, askush s’e dinte udhëtimin surprizë

Aug 5, 2022 | 12:38
SHPËRNDAJE

Udhëtimi surprizë për familjarët u kthye në tragjedi. Festim Meçja është i riu 27 vjeç që u nda nga jeta ditën e djeshme vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mezi priste të takonte familjarët që do t’u shfaqej surprizë. Por parakalimi i gabuar dhe humbja e kontrollit të mjetit i automjetit tip ‘Benz’ që drejtonte të përfundonte i shndërruar në hekurishte, poshtë rrotave të kamionit.

Ai mbeti i bllokuar për rreth një orë në mjet derisa u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë. Ndërsa shoferi i kamionit, i identifikuar si I.C., nuk pësoi dëmtime por mbeti i shokuar nga ngjarja e rëndë.

Që nga momenti i aksidentit që ndodhi dje (4 gusht) u deshën shumë orë që të mësohej identiteti i tij dhe detaje mbi ngjarjen e rëndë. Ai ishte nisur për në Shqipëri nga Parma në Itali, ku jetonte e punonte prej kohësh si punonjës në një sipërmarrje private që të merrte pjesë në dy gëzime familjare.

Foto nga aksidenti dhe Festim Meçja,e publikuar nga shqiptarja.com
Foto nga aksidenti dhe Festim Meçja,e publikuar nga shqiptarja.com

Ai nuk donte të humbiste martesat e të afërmve të fisit dhe nuk vuri askënd në dijeni për kthimin në atdhe pas një viti. Festimi që nuk mbërriti i gjallë tek të afërmit e tij kishte emigruar për të ndihmuar familjen me probleme ekonomike. 27-vjeçari la pas vëllain që punonte ashtu si ai në Itali, nënën që vuante nga probleme shëndetësore, motrën që duhet të ndiqte studimet dhe babain që mundohej të nxirrte të ardhura me punë fshati.

Festim Meçja u nda nga jeta prej pakujdesisë, thonë hetimet e para. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi nën rrotat e kamionit pikërisht në kthesën ku do të hynte për të takuar familjarët për të cilët kishte mall, ashtu si çdo person që emigron për një jetë më të mirë larg familjes./ Shqiptarja.com

© Panorama.al

Te lidhura