Kush është i burgosuri në Fier që pret tiganin për të përgatitur thika

SHPËRNDAJE

Edhe pse vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, vazhdon të kryejë vepra të tjera penale në qeli. Nazmi Çaka, 22 vjeç nga Durrësi, është pikasur me sende të dyshimta në qelinë ku vuan dënimin dhe nga kontrolli i janë gjetur armë të ftohta që dyshohet se i ka prodhuar vetë në kushte ende të panjohura.

Nazmi_CakaGazetari Ervis Kuci raportoi për “BalkanWeb”, duke iu referuar burimeve zyrtare se se mbrëmjen e 15 marsit, pas një kontrolli të ushtruar në qelinë e Çakës, grupi i gatshëm ka konstatuar në dysheme një tigan të deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte. Nga kontrolli i ushtruar prej gardianëve të burgut, në zgarën e dritares së dhomës është gjetur pjesa që i mungonte tiganit. Mësohet se me këtë pjesë tigani ishte përshtatur një thikë, mjet prerës me gjatësi totale 14 cm.

Thika e krijuar ishte mbështjellë me leckë ngjyrë blu në formë doreze dhe dyshohet se mund të përdorej nga 22-vjeçari gjatë ndonjë konflikti të mundshëm. Veç thikës së improvizuar, në qeli është gjetur edhe një unazë e krijuar me pjesë tjetër të tiganit që dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht. Por, gardianët e burgut dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë këqyrur vendin e ngjarjes nuk kanë arritur dot të gjejnë mjetet me të cilat është prerë tigani dhe me të cilat i është dhënë forma dhe mprehtësia thikës e unazës së improvizuar.

Vetë Çaka mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues dhe nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.

Brenda 20 sekondave ai ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda, por ka dalë duar bosh pasi nuk ka gjetur para. Ndërkohë, mësohet se ai ka qenë i proceduar edhe më parë edhe për një tjetër tentativë vjedhjeje.

http://www.balkanweb.com/site/ndodh-ne-fier-gardianet-i-gjejne-thiken-14-cm-te-denuarit-ne-qeli-e-kishte-prodhuar-nga/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakRREFIMI/ Si i mbijetuan kampit të Tepelenës gratë e Mirakajve
Artikulli tjetërFansat “gozhdojnë” Eni Koçin me komente për veshjen (FOTO)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.