“Kush është Dua Lipa?”/ Këngëtarja shqiptare pyet të moshuarit nëse e njohin dhe përgjigjet e tyre janë vërtet befasuese

Aug 11, 2020 | 23:02
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa permes nje videoje na ka treguar se mosha e trete nuk është e informuar për të si artiste. 

dua lipa

Shumë fansa të mi janë të rinj, por gjithmonë jam duke u përpjekur të arrij një audiencë më të gjerë, kështu që vendosa t’i afrohem disa të moshuarve. Këta janë njerëz të vërtetë që kam intervistuar në internet. Unë u thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk i thashë se kush isha.”- shpjegoi Dua në monologun e saj hyrës, teksa ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”.

NE kete emision Dua realizoi disa intervista virtuale me njerëz të moshuar për të parë se sa e njihnin. Në pjesën e titulluar “Kush është Lipa”, këngëtarja 24-vjeçare fillon me një pyetje të përgjithshme në lidhje me muzikën e zhanrit pop, përpara se të fillonte punën e saj.

A e dini kush është Dua Lipa?”, tha ajo.

Disa nga përgjigjet ishin: “Kush?”, “A është person?” dhe “Dua Mita?”
Një tjetër person thotë se Dua është “Doobie Brothers” një grup popullor rock nga vitet 1970. Kur Dua zbuloi identitetin e saj para personave e gjithë situata kaloi me të qeshura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura