Kush është detektivi privat që zbuloi trafikun e armëve në Qafë-Botë

Aug 8, 2017 | 11:14
SHPËRNDAJE

Një detektiv privat në Greqi, është personi që zbuloi trafikun e armëve në kufirin Sarandë-Igumenicë pranë Qafë-Botës. Ai quhet Jorgo Cukali, dhe është njëkohësisht edhe këshilltar për trashëgiminë në UNESCO Pire.

20706757_10208845675768578_673117042_n

Mësohet se Jorgo Cukali e njoftoi policinë e Janines lidhur me dyshimet që kishte se në kufirin greko-shqiptar, në vendin e quajtur Qafë-Botë, pranë pikës kufitare të Mavromatit bëhej trafik armësh.

 

Fill pas këtij denoncimi, policia e Janinës ka organizuar operacionin në afërsi të Qafë-Botës, edhe pse është territor i Igumenicës.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e oficerëve të lartë të policise së Janinës, Kostantino Skouma dhe Vasili Mouselini.

20668178_10208845703289266_14465144_n

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura