Kush është deputeti i PD nga Veriu që i ofroi para për seks Xhesika Ndojit?

Feb 3, 2016 | 15:34
SHPËRNDAJE

xhesi233

Këngëtarja Xhesika Ndoji mori sot vëmendjen e të gjitha mediave online për një deklaratë të bëri ku rrëfeu se një deputet i ka ofruar para për të kaluar një natë së bashku.

Por në intervistën për Panorama Online ajo tha se deputeti i përket Partisë Demokratike.

Pas insistimit të gazetares, Ndoji tregoi se deputeti është nga Veriu.

Por kur u pyet nëse ai ka qenë ministër gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike ajo u përgjigj “Jo (qeshi), do filloj dhe unë të gënjej tani”.

Gjithsesi këngëtarja e ka ‘ruajtur’ sekretin dhe deputeti demokrat mund ta bëjë gjumin e qetë, pasi emri nuk do t’i dalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura