Kush është deputeti Fufi dhe përplasja me armë me simpatizantin e LSI-së ditën e zgjedhjeve

Mar 2, 2015 | 15:50
SHPËRNDAJE

Deputeti Mhill Fufi, per te cilin foli sot deputeti i perjashtuar nga PS-ja Tom Doshi, eshte deputeti i PD ne Lezhe, i cili u betua ne Kuvend me 3 tetor, pas doreheqjes nga mandati te Vasil Bicajt.  

Deputeti i PD-se, Mhill Fufi

Ai mbeti i plagosur diten e zgjedhjeve, me 23 qershor 2013, nderkohe qe simpatizanti i LSI-se, mbeti viktime e perplasjes me arme.

Fufi, aso kohe kandidat i PD-se ne zgjedhje u perplas me simpatizantin e LSI-se, Gjon Gjoni, te cilin e akuzoi se po blinte votuesit me para, ne kembim te votes per LSI-ne.

Më pas, grupi i djathtë i ka rekomanduar Gjonit që të mos përzihej në pazare politike, pasi ai jeton në Greqi dhe nuk e ka idenë se çfarë ndodh në Laç. Gjoni u është kundërpërgjigjur me sharje dhe, në këtë moment, njëri nga personat që po shoqëronte kandidatin e PD-së, e ka qëlluar atë me levë.

Menjëherë ka ndërhyrë kunati i viktimës, Enver Curri, i cili ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar. Po kaq e rrufeshme ka qenë kundërpërgjigjja e grupit tjetër, nga ku kanë qëlluar me breshëri Gjon Gjonin. Më pas kanë vijuar të shtëna të tjera, por edhe dëshmitarët aty pranë nuk kanë arritur të shohin gjë, për shkak se janë shtrirë përtokë për t’u mbrojtur nga plumbat.

Kur janë çuar sërishmi, kanë parë në tokë kandidatin e PD-së, Mhill Fufin dhe kushëririn e tij të dytë, Kastriot Fufin. “Ata po lëviznin dhe kërkonin ndihmë. Kastriot Fufi kishte marrë plagë në kokë, por rënkonte. Mhill Fufi ishte ca më mirë, por sërish i plagosur në trup. Ndërsa Gjon Gjoni ishte i kthyer përmbys me kokë pa asnjë shenjë jete”, thane aso kohe dëshmitarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura