Kush është biznesmeni që ngriti në këmbë policinë, në mars në lokalin e tij u vra një person

Dec 16, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Pronari i mjetit që dyshohet se i është vënë tritol në mbrëmjen e stome rezulton se është dhe pronari i një lokali.

Ende nuk dihet nëse pakoja e dyshimtë që është gjetur në afërsi të makinë së tij është lëndë eksplozive apo jo, pasi priten forcat xheniere që të shkojnë nga Tirana.

vrasja-vlore

Sipas informacioneve pronari i këtij mjeti është dhe pronari i lokalit ku në fund të marsit, ndodhi një masakër, pasi 1 veta mbetën të vdekur dhe tre të tjerë u plagosën.

Autor i dyshuar për ngjarjen e marsit ishte Gani Tozaj, i cili është ende duke u gjykuar.

e1ab2254-82c2-4f42-9d92-c7e83c139331

Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me këto vrasje, pasi Endrit Sabadinaj pronari i mjetit, ku u gjet pakoja e dyshimtë e kishte dhënë lokalin me qera.

Policia është në vend ngjarje dhe po sqaron të gjithë situatën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura