Kush është biondja e huaj që u fut mes çiftit?! Kuzhinieri harron përfundimisht Fatma Methasanin, nis pushimet në Dubai me vajzën misterioze! Moderatorja s’i fali tradhtinë

Nov 19, 2022 | 13:53
SHPËRNDAJE

Alfio Rrotani prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë, teksa po komentohet për ndarjen nga moderatorja, Fatma Methasani, të cilën e konfirmoi përmes një postimi në “Instastory”.

alfi rrotani arkasha fatma1

Teksa në media shpërtheu lajmi se ishte pikërisht kuzhinieri ai që e kishte tradhtuar partneren e tij, Alfio pak u shqetësua nga këto lajme. Dhe fakti është që këtë herë ai shfaqet në Dubai.

alfi rrotani arksha3

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është vajza bionde që e shoqëron. Alfio e quan shoqe dhe e ka etiketuar profilin e saj, por të gjithë e lidhën këtë imazh me “fajtoren” për ndarjen.

alfi rrotani arksha

Vajza në fjalë, duket se nuk është shqiptare, por të shumta kanë qenë pyetjet nëse është kjo personazhi i tretë në historinë e tij dhe të Fatmës.

arkasha1

Nga një vizitë e shkurtër në rrjetet e saj sociale, biondja krah Alfios duket se e kalon pjesën më të madhe të kohës në Dubai dhe pak lidhje ka me Shqipërinë. Nuk dihet se ku ajo dhe Alfio janë njohur, aq sa tashmë, në kulmin e thashethemeve për një të tretë, ata dalin publikisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

arkasha

Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores. Në janar të 2020, çifti u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Noah.

640-0-636b92bde0fe7

Prindërit e Noah janë njohur në ambientet e televizionit ku punonin të dy. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë.

-640-0-alfiob-e-fatma-1667747546

“Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe.

fatma-methasani-alfio-rrotani

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28. Ajo zgjodhi që këtë ditëlindje ta kalojë jashtë vendit, në Zvicër, dhe sigurisht në sy ra mungesa e Alfios. Shpeshherë, familja postonte në rrjetet sociale foto nga më të ëmblat së bashku, të cilat merrnin komplimente të shumta nga ndjekësit.

fatma methasani

Deri më tani ata nuk kanë fshirë asnjë postim dhe vazhdojnë të ndiqen ende në “Instagram”. Nuk dihet ende saktësisht nëse çifti i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes apo thjesht po kalojnë një krizë në marrëdhënie.

fatma methasani (4)

Por, duket se dy personazhet kanë zgjedhur të mos reagojnë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se gjithçka ka përfunduar për ta. Kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto të të birit, me një premtim që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja.

fatma methasani (6)

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tri vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio në postimin e tij.

fatma methasani alfio rrotani (3)

Nga ana tjetër, Fatma ka zgjedhur të heshtë deri më tani, duke u fokusuar tek angazhimet e saj, por edhe tek roli si mama i Noah të vogël.

fatma methasani (5)

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, moderatorja ka marrë vesh tradhtinë e partnerit të saj, që ka zgjatur disa muaj dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia, duke mos e falur.

fatma methasani (1)

Që prej asaj dite, gjithçka duket e ngrirë mes të dyve, që vijojnë të ndajnë së bashku vetëm angazhimet si prindër, duke i dhënë fund lidhjes së gjatë.

fatma methasani (9) fatma methasani (10) fatma methasani (6) fatma methasani alfio rrotani (1) fatma methasani alfio rrotani (2) fatma methasani alfio rrotani (s5) fatma methasani alfio rrotani (1) fatma methasani alfio rrotani (3) fatma met fatma methasani alfio rrotani (5) fatma methasani alfio rrotani (6) fatma methasani alfio rrotani (4) fatma methasani alfio rrotani (2) fatma methasani alfio rrotani (1) fatma methasani alfio rrotani (4) fatma methasani (6) fatma methasani2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura