Kush është banori i ri që iu bashkua mbrëmë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Nov 23, 2021 | 21:47
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, një tjetër artist i është bashkuar banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për këngëtarin kosovar Valon Shehu.

valon shehu

Ai vendosi t’i surprizonte konkurrentët duke kënduar një këngë në oborr, të cilën e shoqëroi edhe me kitarën e tij. Valoni njihet me disa nga banorët, si për shembull me Fifin, Dj Dagz dhe Dj PM, si dhe me Beatrixën.

valon shehu1

Sapo Fifi mësoi se cili ishte djali i ri që iu bashkua programit, ajo vrapoi drejt tij për ta takuar.

Më herët, u aludua se banori i ri do të ishte Vigan Shehu. Sipas “Prive” modeli dhe këngëtari kishte vendosur të merrte pjesë në këtë format të ri të “Big Brother”. Nuk dihet nëse Vigani do t’i bashkohet në javët në vazhdim programit, apo nuk do të marrë pjesë. Deri më tani, Shehu nuk ka bërë asnjë reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura