Kush është banori i ri që do të hyjë sonte në “Big Brother VIP”?

Nov 23, 2021 | 13:51
SHPËRNDAJE

Numri i banorëve në ‘Big Brother VIP’ dita-ditës sa vjen dhe po shtohet. Ditën e sotme në shtëpinë më të famëshme në Shqipëri do të hyjë një tjetër mashkull.

vigan shehu (7)

Sipas “Prive”, bëhet fjalë për djalin nga Kosova, modelin Vigan Shehu. Gjatë ditës së sotme, Shehu ka qëndruar në ambientet e “Top Channel”, për t’u ambientuar më vendin ku do të qëndrojë nga sot e në ditët në vazhdim.

Vigani nuk është një personazh i panjohur për publikun. Këngëtari është ish-banori i “Big Brother 6”. Bashkë me Meridian Ramçajn, Vigani është personi i dytë që vjen nga formati i vjetër i këtij spektakli.

vigan shehu (8) vigan shehu (5) vigan shehu (2) vigan shehu (4) vigan shehu (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura