Kush e vuan më shumë vetminë, burrat apo gratë? Ja çfarë zbulojnë studimet

Feb 18, 2021 | 23:51
SHPËRNDAJE

Stereotipet e vetmisë thonë që vetmia rritet me moshën. Ne e fillojmë jetën me një rrjet shoqëror të gjerë dhe dinamik, shkruan “Psychology Today”.

vetmia (2)

Me kalimin e kohës, miqësitë shpërndahen, njerëzit ndjekin drejtime të ndryshme dhe miqtë ose të njohurit bëhen më të vështirë për t’u arritur.

Por a përputhet stereotipi me realitetin?

vetmia (1)

Hulumtimi i ri i botuar në “Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale” shqyrtoi zhvillimin e vetmisë përgjatë gjithë jetës. Është interesante pasi studiuesit zbuluan se trajektorja e vetmisë në moshën e mesme dhe tek të moshuarit varej nga gjinia e një personi. Burrat e përjetonin vetminë më shumë në moshën e mesme, ndërkohë gratë janë më të vetmuara në pleqëri.

Pra, burrat ndihen më të vetmuar rreth moshës 40-vjeçare, ndërkohë në moshën 80-vjeçare, vetmia ulet. Ndërkohë e kundërta ndodh tek gratë.

Gjithsesi, gjinia nuk ishte i vetmi faktor që ndikon tek vetmia. Studiuesit gjithashtu zbuluan se rrethanat sociale dhe mjedisore kontribuuan në zhvillimin e vetmisë në jetën e mëvonshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura