Kush e përmendi i pari Shullazin? Nikolla ‘përplaset’ me Kulen në gjyq

Oct 17, 2017 | 10:59
SHPËRNDAJE

Zhvillime të reja gjatë dëshmive të sotme në procesin gjyqësor në ngarkim të Emiljani Shullazit dhe faktit se kush ishte personi i parë që kishte përmendur emrin e të pandehurit si kërcënues të rektorit Koni, për të hequr dorë nga gara.

shullazi-seance

Gjatë dëshimsë së saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka theksuar se ka marrë dijeni për kërcënimin dhe Dhori Kule i ka përmendur emrin e Shullazit, por këtë gjë e ka mohuar vetë Kule.

Kule ka treguar në gjykatë se është vënë në dijeni të kërcënimit që ka pasur Mynyr Koni dhe ai vetë ka pasur një kërcënim të tillë.

Kule ka thene se teksa ka qene rruges, persona me makinë e kanë ndaluar te “Sheratoni” dhe i kanë thënë të mos ndikonte në dorëheqjen e Mynyr Konit. “Une e mora si shkaka ne fillim dhe nuk i kushtova vemendje”- tha Kule.

Dhori Kule nuk ka thënë se ky person ishte Emiljani Shullazi kur i është kërkuar ta identifikonte.

Erald Deliu/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura