Kush e përgjoi Agron Xhafajn? Gazetarja tregon çfarë do bëjë prokuroria pas videos së PD

May 14, 2018 | 21:21
SHPËRNDAJE

Nëse ka dijeni për kohën kur është bërë regjistrimi dhe me cilat struktura ka bashkëpunuar i infiltruari qe nxjerr emrin ne pergjim te vellait te ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, si i perfshire ne trafik droge, gazetarja Klodiana Lala tha se nuk ka nje konfirmim nga burimet ne Prokurori, por beri me dije se ka marre informacion qe shume shpejt pas ketij pergjimi publikuar nga PD, do te kete veprime konkrete, pra prokuroria e pergjithshme do caktoje se kujt prokuroria do ia ngarkoje kete hetim.

klodiana lala

“S’dihet nëse është bërë me vendim gjykate, nëse do kishim përgjim me vendim gjykate do duhet rë kishim dhe hetim penal ndaj Agron Xhafajt, për të parë rolin e tij, s’dimë nëse vjen nga SHISH, PD ka lënë shumë pikëpyetje të hapura.

Ka thashetheme që është i 3 muajve të fundit, duhet të jemi të kujdesshëm, do duhet që prokuroria të celë hetim penal për të gjetur origjinën e këtij përgjimi dhe më pas rolin e secilit.

Mua nga Prokurorja me kane lene te kuptoj dhe me kane thene se duke parë me vëmendje të gjitha zhvillimet, së shpejti do ketë veprime konkrete lidhur me këtë dhe kështu do mësohet kush është organi ligjzbatues qe ka bashkepunuar

Nëse rezulton i vërtetë kemi një përfshirje të Agron Xhafajt në veprimtari kriminale.

Fatmir Xhafaj moralisht është i rënë, juridikisht mbetet për t’u parë. Agron Xhafaj mund të jetë përgjuar nga vetë grupet kriminale që bëjnë përgjime shantazhuese, por jemi në terrenin e dyshimeve”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura