Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos? Tabaku: Cilido qoftë duhet të përgjigjet përpara ligjit

Mar 31, 2022 | 23:17
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje mosarrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, vendodghja e të cilit nuk dihet ende.

tabaku-6

Përmes një postimi në facebook Tabaku thekson refuzimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pengoi arrestimin e ish-deputetit.

Ndaj ajo kërkon mbajtjen e përgjegjësisë nga kushdo që ka përkrahur autorin e krimit në bazë të nenit 302.

“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Tabaku në facebook.

tabaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura