Kush e nxori përgjimin e vëllait të Xhafajt? Lubonja flet me emra: Një goditje nga ana e Tahirit që…

SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja e sheh te ndikuar politikisht vendimin e dhene nga gjykata e Krimeve te Renda per ish ministrin Saimir Tahiri per arrest shtepie.

“Padyshim që është i ndikuar, se janë arrestuar njerëz që kanë bërë gjëra më të lehta e kanë përfunduar në burg.

fatos lubo4nja

Fakti që politika dominon drejtësine dhe prokurorinë është i ditur, prob;emi është a po bëhet edhe më keq se më parë kur kishte një farë ndarje të drejtësisë apo tani që po duket sikur po e kap Rama të gjithë prokurorinë e ata duket sikur janë në presion se i kërkohet drejtësi, të vettingut apo politikës që kërkon t’u imponojë drejtësinë.
Për mua stiuata e prokurorise është komplekse, do mbetemi në luftë, debat e akuza, në fund te fundit prokuroria nuk vendos dënime, nesër pasnesër për arsye të ndryshme si ka ndodhur me pare s’kanë përfunduar të dënuar.

Meqë përmendet Tahirin, ai ka përgjegjësi morale, politike por ka edhe përgjegjësi ligjore
per mendimin tim. Mos harrojmë që shpesh është thënë se Tahiri ka karta në dorë se ka qenë ministër. Nëse ka njeri që i di ca është bërë me krimin, kush është i përfshirë, aq më tepër që flitet për korrente të ndryshme brenda policisë, pra ky di dhe këtu nëse i shkojmë se kush mund ta ketë nxjerre pergjimin, mund të bëjmë një lidhje një hipotezë,
mos harroni që kur Tahiri reagoi, një goditje më të fortë nga krahu i vetë ia dha vetë Xhafës, e akzuoi më shumë se këta të tjerët, Ramën e kaloi, Xhafen e ndjeu si një njeri që e kishte goditur shumë dhe nëse do u besojmë hioptezave, që nuk janë thjesht hipoteza që këta kanë grupet e tyre që cuditërisht në Vlorë mblidhen, cudi e madhe ku kemi dhe kryeministrin deputet, mund të ngremë dhe hipotezën që këtu ka një goditje nga ana e Tahirit që “shiko se…”, ndoshta, por ne mund ta ngremë si hipotezë”, tha Lubonja.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.