KUSH E NGRITI FLAMURIN ?

Nov 27, 2022 | 11:30
SHPËRNDAJE

Nga Monika Stafa

monika stafa

Këto ditë, ndërsa studiues vendas e të huaj mblidhen për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, pyetja se sa e njohim historinë tonë dhe sa e domosdoshme është që ajo të rishkruhet më vjen në mendje gjithmonë e më seriozisht.

Për më shumë se një gjysmë shekulli studimet shqiptare i ka dominuar mendimi se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të A. Zogut. Mirëpo gjithë ky mashtrim historik përfundimisht rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, histori e cila ende në fakt mungon. Një histori e mbështetur mbi faktet dëshmon se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Një nga arsyet pse I. Qemali dha dorëheqjen dhe mori udhët e mërgimit politik qe sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë mbret. Vetëm një vit më pas po Fuqitë e Mëdha deleguan në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Një histori e mbështetur mbi faktet dëshmon se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Mos valle ka te drejte stërnipi i I. Qemalit kur e pohon këtë gjë ndër biseda mes miqsh?

Ndoshta.

Një nga arsyet pse I. Qemali dha dorëheqjen dhe mori udhët e mërgimit politik qe sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë mbret. Vetëm një vit më pas po Fuqitë e Mëdha deleguan në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë. Kryesia polikratike, për habi, u rikthye edhe më 1945, kur funksionet e kryetarit të shtetit iu bartën Presidiumit të Kuvendit Popullor, me 16 anëtarë.

Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare. I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk. Në fakt, A. Zogu shpalli me zë të lartë dhe via constitutio pikërisht atë që kishin vendosur më 1913 Fuqitë e Mëdha.

Gjatë një studimi historik vite të shkuara arrita në pohimin e disa fakteve historikë që provojnë jo vetëm se monarkia fillimisht ishte vullnet i jashtëm dhe vetëm më 1928 u bë dhe formalisht vullnet kushtetues i brendshëm, por, mbi të gjitha, zbulova arsyet historike thelbësore për paqendrueshmërinë e sistemeve politike deri më sot ne Shqiperi.

Qeveria kombëtare e I. Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha. Po Shqipëria vetë ç’ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

Kur i rreshtova me rend… u habita. Ishin në një kohë të shkurtër aq shumë dendur vendosur sistemet politike nw Shqipwri, të ndryshueshme po aq gjithashtu. Aty kuptova pse ne nuk kemi një traditë solide shtetformuese. E vetmja kohë e qëndrueshme politike jetëgjatë në qeverisja, ishte koha e totalitarizmit shqiptar.

Të ishte aq i zoti Enver Hoxha?

Ma thoni ju.

Por t’i lëmë mendimet këto ditë. Shqiptarët festojnë. Është një përvjetor i bukur.

110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndaj unë për kënaqësinë e një mencurie të urtë që kam dashur gjithmonë t’ia shoh burrit shqiptar, si ajo që e pati i vetmi shqiptar i mirë në politike, Ismail Qemali, zgjodha të mos e pyesë më veten pas leximesh të panumërt dokumentesh arkivalë, se Kush e Ngriti Flamurin Shqiptar?

Ismail Qemal Vlora gjatë gjithë jetës u shqua si një lider i shkëlqyer. Një njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili besonte në atë që predikonte dhe në atë që bënte. Ai ishte i duruar, këmbëngulës dhe i qëndrueshëm.

Ai veproi në kohën e duhur dhe me stilin e tij të lidershipit arriti të themelonte një shtet. Është fati ynë që kemi pikërisht atë, themeluesin e shtetit shqiptar dhe modelin par excellence ku mund të mësojmë e të frymëzohemi, për të tejkaluar sfidat e së ardhmes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura