Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK?! Reagimi i fortë i ambasadës amerikane: Ka ardhur koha që…

Aug 7, 2020 | 17:20
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë, thotë se SPAK duhet të lejohet të bëjë punën pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

MBULIM-AMBASADA-AMERIKANE-PER-PROTESTEN.mpg_snapshot_00.02

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se një drejtësi e pavarur është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë.

Reagimi: Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura