“Kush e ka radhën?”, Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Shullazin

Nov 14, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Shullazi-ambasada-shbaNje dite pas vendimit te Krimeve te Renda per denimi me 14 vite burg per Emiljano Shullazin dhe ne total 55 vite per gjithe banden e tij, vjen reagimi i forte nga Ambasada Amerikane ne Tirane.

 

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Ambasada e SHBA e pershendet kete vendim, si nje hap domethenes perpara, per gjithe shqiptaret qe kerkojne dhe meritojne drejtesi nga sistemi i tyre gjyqesor.

Reagimi i Ambasades Amerikane 

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura