Kush doli fitues nga takimi historik Trump-Kim Jong? Çfarë zbuloi gjuha e trupit

Jun 12, 2018 | 9:40
SHPËRNDAJE

Patti Wood, eksperti i gjuhës trupore zbulon detaje nga takimi historik mes Trump dhe Kim Jong, ato qe u thane me veprime, por jo me fjale.

Duke folur per DailyMail.com, eksperti Patti Wood, i cili ka studiuar gjuhën e trupit për dekada, zbuloi se si njerëzit me zakonet kulturore perëndimore dhe aziatike do të analizonin takimin ndryshe, duke thënë se secili do t’i konsideronte fitues liderët e vendeve te tyre ne kete takim te pare, transmeton “Panorama”.

Gjithcka u duk qe ne momentin e pare, kur dy burrat e rendesishem u shfaqen para medias, nderkohe qe shtrëngimi i duarve ishte i parashikueshem.

Takimi i së hënës ishte formal, me të dy liderët që ishin mbi tapetin e kuq e qe erdhen nga skajet e kundërta për të përshëndetur njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh shumë të parashikuar.

Sipas ekspertit, shpejtësia me te cilen dy lidert u ngjiten ne skene dhe zgjaten duart tregon ‘barazine e pushtetit’.

“Të dy dolën nga anët e skenës në të njëjtën kohë dhe ecnin drejt njëri-tjetrit me të njëjtën shpejtësi, duke treguar barazinë e fuqisë”.

Pastaj, në mënyrë tipike Trump, zgjati krahun e tij dhe nisi shtrengimin e dores se tjetrit.

“Ai doli i fortë, e shtriu dorën dhe e zgjati për ta bërë veten të shfaqej edhe më i madh se ai,” thotë eksperti.

‘Në mjediset e biznesit, zakonisht është personi më pak i fuqishëm që inicion shtrëngimin e dorës,’ thotë ai dhe shton se “Më duket interesante se ai e përdor atë si një lëvizje dominuese”.

Nga analiza e pare duket se Trump tashmë ka fituar. Megjithatë, shton eksperti kulturat e ndryshme perceptojnë prekjen ndryshe.

Njerëzit në SHBA do të thoshin se Trump fitoi. Njerëzit në kultura të tjera do të thoshin se ai ishte jo i sofistikuar dhe tregoi mungesë njohurish të vendeve të tjera, duke treguar kështu një mungesë respekti.

Në takimin fillestar, Kim mezi reagoi ndaj kontaktit të presidentit dhe në vend të kësaj mbeti i qetë dhe i fortë.

‘Ndalimi është një shenjë e fuqisë në shumë kultura aziatike,’ thotë eksperti.

1 2 3 4 5

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura