‘Kush do pak…?’, Enca i habit të gjithë me këtë veprim

Sep 11, 2017 | 22:02
SHPËRNDAJE

Enca është nga ato këngëtare që gjithmonë e kemi parë në median rozë sidomos të përfolur edhe për look-un dhe fotot e saj tepër provokuese që ndan me fansat në rrjete sociale. Por ajo që na ka habitur pikërisht këtë herë është veshja e saj.

Çuditërisht Enca nuk shfaqet si zakonisht ‘e zhveshur’ dhe duke ekspozuar trupin në mënyrë provokuese. Ajo shfaqet e veshur me një bluzë sportive me mënga të gjata, ngjyrë mustarde dhe e mbërthyer e gjitha.

Mesa duket Enca e ka marr seriozisht vjeshtën. E vetmja gjë që duket provokuese në këtë foto është copa e picës në dorën e saj dhe mbishkrimi : ‘Kush do pak…?” Sigurisht që për picën bëhet fjalë. Epo, të bëftë mirë Enca!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura