Kush do kujdeset për Ballkanin pas largimit të Merkel? Kancelarja flet me emra: Keni shumë miq në Evropë. Ju siguroj se…

Sep 14, 2021 | 17:34
SHPËRNDAJE

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka folur me emra konkret se kush do të kujdeset për Ballkanin Perëndimor, kur ajo të lerë këtë post.

merkel-rama-konference-lideret e be

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kancelarja u shpreh se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Bashkimin Evropian.

Merkel përmendi Presidentin e Frances, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz apo edhe Presidenten e Komisionit Evropian Von der Leyen

Pyetje: E nderuara Zonja Kancelare, me largimin tuaj Ballkani Perëndimor humb një mike të jashtëzakonshme, një avokate të fortë do thoja. Kush mendoni se nga kolegët tuaj udhëheqës të Bashkimit Europian mund të kujdeset njësoj me atë përkushtim që u kujdesët ju për Ballkanin Perëndimor?

Kancelarja Angela Merkel: Procesi i Berlinit, nëse më lejoni të them, është bërthama e gjithçkaje dhe sigurisht, në këtë kontekst, Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, gjërat thjesht mund të përshpejtohen brenda këtij Procesi.

Pikë së pari, Ballkani Perëndimor vitet e fundit ka mësuar të bashkëpunojë me njëri-tjetrin dhe jo vetëm të qëndrojnë ulur me njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi nëse është Sebastian Kurz apo Emmanuel Macron apo Von der Leyen apo Charles Michel, pra, ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor.

Emmanuel Macron e ka vizituar të gjithë rajonin. Kemi zhvilluar bashkërisht takime në Berlin, sikundër kemi dhe punuar së bashku, në kuadër projektesh të ndryshme. Sebastian Kurz është gjithashtu një mik i rajonit dhe çdo Kancelar tjetër federal do të jetë mik i këtij rajoni. 

Secili prej këtyre vendeve ka shumë njerëz në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, të cilët punojnë dhe jetojnë atje, ndaj dhe interesi për të bashkëpunuar me këtë rajon është vërtet i madh dhe këtë e kemi treguar jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës time, por dhe përpara kësaj. Unë vij, sikundër tha Kryeministri Rama, nga ish Gjermania Lindore. Kam parë se çfarë force, energjie do duhet për të kapërcyer diferencat historike, në kontekstin tonë përkundrejt Polonisë, apo përkundrejt nacional- socializmit. Pra, Kancelari federal është i vetëdijshëm përkundrejt kësaj përgjegjësie. Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë dhe më lejoni t’jua siguroj këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura