“Kush cenon Kushtetutën do jetë armik i popullit”- Presidenti vlerëson profesorin e njohur dhe qëndrimin e tij për 2 marsin

Feb 29, 2020 | 10:37
SHPËRNDAJE

 

Meta SPAK padia GjonajtPresidenti, Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e profesor Bujar Kapexhiut, i cili ka deklaruar e në 2 mars do të jetë ën shesh në manifestimin e thërritur nga kreu i shtetit.

Meta në mesazhin e tij thekson se Kushtetuta është Bibla dhe Kurani i ynë, ndërkohë që thekson se kushdo që e cenon Librin Themeltar të shtetit do jetë armik i popullit.

“Një falenderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.

Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.

Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.

Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar!”, thekson Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura