Kurtua në Madrid, shikoni karikaturën epike që “demoralizon” portierin belg

Aug 9, 2018 | 16:42
SHPËRNDAJE

Tibo Kurtua është përforcimi më i ri i Realit të Madridit dhe sot presidenti Perez e ka prezantuar portierin e Çelsit të cilin e bleu për 35 milionë euro. Sot ka dalë edhe karikatura e ditës që lidhet me portierin e ri të “Los Blancos” dhe Lionel Mesin.

404377_TS_09-08-18_7771540586_

Në këtë karikaturë shfaqet argjentinasi i gëzuar teksa mendon se do e ketë të lehtë të shënojë golë poshtë shalëve të portierit. Kjo pasi “pleshti” i shënoi dy gola në poshtë këmbëve Kurtuasë kur në ndeshjen midis Çelsit dhe Barcelonës në Uefa Champions League në sezonin e shkuar. Karikatura shoqërohet gjithashtu me një diçiturë që thotë: Lionel Mesi duke ëndërruar për kompletimin e “hat-trick” shalë-hapës kundër Tibo Kurutas, portierit të ri të Realit të Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura