Kurti flet për takimin me kryeministrin maqedonas në Shkup,

Nov 4, 2019 | 17:20
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Shkup.

75567414_721111435055410_2077222110501011456_n-600x360

Albin Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar me anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu.

Kreu i VV-së përmes Facebook-ut, ka shkruar se në takimin me kryeministrin Zaev kanë biseduar për situatën politike në dy vendet dhe për çështjet e integrimit evropian.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se do të mbeten në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura