Kursimet 1 miliardë lekë nga rroga, Peza reagon pas hetimit të ILDKP-së

Jan 16, 2017 | 16:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka reaguar sot pas nisjes së hetimeve nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Peza shkruan se hetimi i ILDKP-së duhet të jetë i paanshëm dhe profesional.

alfred-peza

“Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Mirepres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time. Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtesi, paanesi dhe profesionalizem ketij hetimi te thelle e shterues”, shkruan Peza.

“Nxis institucionin qe me te njejten ndjeshmeri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka patur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme. Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura