“Njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim!”- Mustafa Nano ironizon deklaratat e Berishës për Yuri Kim

Nov 21, 2021 | 22:01
SHPËRNDAJE

Analisti i njohur Mustafa Nano ka ironizuar deklaratat e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh ambasadorja Yuri Kim nuk do të futej më në zyrën e tij pa u kërkuar falje demokratëve.

berisha yuri kim

Nano thotë se kjo është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim, ndërkohë që është e vetmja gjë që ajo nuk e ka në plan.

Berisha i thotë Yuri Kim-it: “Kurrë nuk do futesh në zyrën time”. Hahaha! Është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim. Është e vetmja gjë që Dua Lipa nuk e ka në plan”, shkruan analisti Mustafa Nano në rrjetet sociale.

Në fjalën e mbajtur sot në foltore, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi: “Dera e Sali Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër, do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do funksioni që të jetë nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar juve të falur për barin që ju serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që  kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vjet. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura