“Kurrë mos i hiqni nishanet vetë në shtëpi!”/ Dermatologët bëjnë paralajmërimin e fortë pas videove virale në TikTok

Nov 2, 2021 | 23:48
SHPËRNDAJE

Rrjeti social TikTok ka kthyer në trend shumë veshje, kërcime, veprime apo edhe këngë. Por, shumë njerëz kanë dëmtuar shëndetin duke ndjekur hapa të ndryshëm, që nuk janë të rekomanduar nga specialistët. Prandaj në disa raste, TikTok kthehet në një rrjet social të rrezikshëm.

nishane

Dr Muneeb Shah, një dermatolog nga Karolina e Veriut, paralajmëron 11 milionë ndjekësit e tij për disa veprime që mund të shkatërrojnë lëkurën dhe madje të dëmtojnë shëndetin tuaj, shkruan “The Sun”.

Një ndër paralajmërimet e tij lidhet me heqjen apo trajtimin e nishaneve vetë në shtëpi. Nishanet që ndryshojnë në formë, ngjyrë, madhësi ose janë krejtësisht të reja, mund të jenë sinjali i parë i kancerit të lëkurës.

Dr Shah zgjodhi të reagojë pasi pa videon e një berberi që i heq nishanin në kokë klientit të tij. Ai tha: “Asnjëherë nuk duhet ta lejoni berberin të heqë një nishan. Ju duhet të flisni me mjekët për të. Sepse ata do ta hiqnin nishanin duke në një ambient me higjienë të pastër e më pas do ta dërgonin në një laborator për ta parë më nga afër me anë të mikroskopit. Kjo mënyrë do të hiqte sipërfaqen e kancerit të lëkurës pa rrënjë dhe rreziku është që ai të përhapet në të gjithë trupin. Unë nuk e rekomandoj këtë, mos e provoni.

Dr Shah tha gjithashtu se kishte parë njerëz që “digjnin lëkurën e tyre ose përdornin acid” për të hequr nishanet, gjë që shkakton “vraga vërtet të këqija”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura